web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Voskopojë

23 Korrik 2026, 09:04, Aktualitet CNA

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Voskopojë

Prefektura e Korçës ka njoftuar se zjarri i rënë në zonën midis territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur "Antenat" , është riaktivizuar paraditen e sotme si pasojë e erës së fortë.

Aktualisht në terren po punojnë forca të Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në VoskopojëRiaktivizohet vatra e zjarrit në Voskopojë

Ndërkohë janë organizuar dhe janë duke shkuar drejt zonës edhe forca të tjera mbështetëse, me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. /CNA





Lajmet e fundit nga