web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbahet sot protesta e 53-të kundër qeverisë

22 Korrik 2026, 19:44, Aktualitet CNA

Mbahet sot protesta e 53-të kundër qeverisë

Këtë të mërkurë po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e 53-të kundër qeverisë.

Edhe sot, qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin 'Skënderbej'.

Me postera e pankarta në duar, protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.

Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./CNA





Lajmet e fundit nga