web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën

22 Korrik 2026, 08:16, Aktualitet CNA

Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik

Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e kaluar e së martës.

Reshjet e shiut kanë shuar flakët por mbeturinat vijojnë të digjen në thellësi. Tymi toksik është kthyer në shqetësim për banorët.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga pakujdesia. Banorët shprehen se tashmë era e tymit ka hyrë brenda në shtëpitë e tyre.

Zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga ajo e Institutit kanë punuar përgjatë gjithë natës, por vatrat vijojnë të jenë aktive.

Pritet ndërhyrja me fadroma për ta mbuluar me dhe pasi është e vetmja mënyrë për ta shuar plotësisht.

Banorët kanë shprehur shqetësim edhe më parë për fushën e mbetjeve por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë. / CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga