web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha

21 Korrik 2026, 21:29, Aktualitet CNA

"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/

Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e sotme nga sheshi i protestës lidhur me tubimet që po zhvllohen në vend dhe situatën aktule politike.

Në një lidhje live me Syri Tv, Këlliçi u shpreh se parlamenti po refuzon të diskutojë mbi 5 kërkesat e protestuesve dhe problemet reale që ka Shqipëria.

Ndër të tjera, ai tha se investitorët strategjike janë rrethi i ngushtë i klientelës dhe grupeve kriminale të lidhura me kryeministrin, pasi sipas tij këtë status nuk e ka përfituar asnjë kompani e madhe.

“Rrethanat janë të atilla që na patën detyruar ne mos të shkojmë aty të përdoremi si fasadë e qeverisë së Edi Ramës për të fshehur problemet që ka vendi sot. Prej 52 ditësh po protestohet në mënyrë të panderprerë. Janë 5 kërkesat e protestuesve duke nisur me dorëheqjen e kryeministrit, shfuqizimin e Paketës së Maleve, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e Mbrojtura, shfuqizimin e ligjit për investitorët stratëgjikë.

Investitorët strategjikë në këtë vend janë rrethi i ngushtë i klientelës dhe grupeve kriminale të kryeministtrit. Asnjë kompani e madhe nuk e ka përfituar këtë status. Për sa kohë parlamenti refuzon që këto 5 kërkesa ti bëjë pjesë të debatit në sallën e Kuvendit është e kotë që deputetët e opozitës të shkojnë në atë sallë.

Ka dhe një absurditet tjetër. Nuk mundet që në 17 qershor PE të miratojë një rezolutë për problemet e këtij sheshi dhe për Shqipërinë dhe Kuvendi i Shipërisë të mos thotë asnjë presje për këtë çështje. Në seancën e ditës së hënë ishin në rend ditë raportimet e institucioneve të drejtësisë dhe nga ana tjetër ditën e enjtë do të vijë akti normative me të cilin Edi Rama do t’i japë 4.2 milionë euro Kanye West dhe do trajtohet buxheti i shtetit si portofol i kryeministrit. Shpërdorimi i 4.2 milionë eurove në koncertin e Kanye West është çuar kallëzim në SPAK. Po ashtu është çuar kallëzim edhe për librin “The Albanian Files””, tha nënkryetari i PD-së.

Këlliçi ngriti shqetësime edhe për hetimet e disa nga aferave më të mëdha korruptive në vend, ku veçoi çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe atë të dosjes “5D”, ku tha se ende nuk ka asnjë zyrtar të arrestuar për to.

“Shihni inceneratorin e Tiranës. Bazuar në vetë deklaratën e SPAK një fraksion i kësaj dosje është çuar për gjykim. Rezulton nga vetë hetimet e SPAK se janë vjedhur të paktën 110 milionë euro dhe nuk ka asnjë zyrtar të lartë të shtetit që është në burg. E njëjta gjë dhe me 5D, i gjithë shtabi elektoral i Veliajt në 2023 u faktua se kishin vjedhur 30 milion euro para publike dhe asnjëri prej tyre nuk është në burg”, tha Këlliçi. /CNA





Lajmet e fundit nga