web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e “Metamorfozës”/ 9 të pandehurit dërgohen për gjykim

21 Korrik 2026, 17:35, Aktualitet CNA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, duke dërguar kështu për gjykim nëntë të pandehurit e çështjes.

Hetimet janë mbyllur për Ervis Martinajn, Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin, nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti

Sipas SPAK, ndaj të pandehurve janë ngritur akuza për “vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./CNA





Lajmet e fundit nga