web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nda nga jeta dy vite më parë/ Gazetarit nga Devolli i akordohet titull nderi

22 Korrik 2026, 20:37, Aktualitet CNA

U nda nga jeta dy vite më parë/ Gazetarit nga Devolli i akordohet

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Devollit i ka akorduar pas vdekjes titullin “Qytetar Nderi” gazetarit Zamir Dule.

Dule, gazetar i njohur i kronikës së zezë, u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare në prill 2024.

Zamir Dule nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës.

Në vitin 1994, Dule u zhvendos në Tiranë, ku mbuloi sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën.

Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”./CNA 





Lajmet e fundit nga