web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Edi Rama ka dy zgjidhje, ose karrigen, ose të shkojë pranë Veliajt

23 Korrik 2026, 21:27, Aktualitet CNA

Andi Bushati: Edi Rama ka dy zgjidhje, ose karrigen, ose të shkojë

Analisti Andi Bushati në emisionin Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka problemin me veten.

Sipas Bushtatit, Rama është para dy zgjidhjeve ose të vazhdojë të qëndrojë në karrigen e kryeministrit ose të shkojë pranë Erion Veliajt.

Bushati theksoi se për këtë arsye mendon se deri në minutën e fundit të tij në pushtet Rama do të ushtrojë dhunë.

“Fakti që dhuna po vjen duke u përshkallëzuar tregon se sado paqësore të jetë protestë kurrë nuk do ketë një zgjidhje paqësore. Edi Rama e ka problemin me veten. Edi Rama di dy gjëra o karrigen kryeministrit ose pranë Erion Veliaj ndaj deri ditën e fundit do të ushtrojë dhunë. Nuk jam optimist që do të ketë zgjidhje paqësore”, tha Bushati./ CNA





Lajmet e fundit nga