web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh grupin dhe ministrat/ Priten lëvizje të forta në qeveri

24 Korrik 2026, 07:44, Aktualitet CNA

Rama mbledh grupin dhe ministrat/ Priten lëvizje të forta në

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të PS dhe qeverinë. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 09:30, sipas njoftimit të vetë kryeministrit.

Rama paralajmëroi se gjatë mbledhjes së sotme do të ketë zhurmë. Ndërkohë CNA ka paralajmëruar se priten sot lëvizje të forta në qeveri.

Kryeministri pritet të bëjë disa lëvizje, jo vetëm i detyruar nga protestat, por edhe për shkak të disa ministrave që duket se në performancën e tyre në kuadër të integrimit dhe ritmit që kërkon qeveria shqiptare për të realizuar objektivat e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030, janë totalisht inekzistentë.

Sipas burimeve për CNA lëvizjet në qeveri janë të vendosura.

Këto ndryshime janë sinjalizuar nga kreu i qeverisë ditë pas dite në qëndrimet që ka mbajtur edhe për protestat.

Protesta, reagimi i mefshtë politik nga zyrtarët e PS-së dhe detyrat për BE-në e kanë bërë kryeministrin Rama që të mendojë ndryshimet në qeveri, të njoftuara nga burime për CNA. Këto ndryshime në qeveri pritet të ndodhin ditën e sotme, ku kryeministri do të mbledhë Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.

Lëvizjet bëhen edhe më të pritshme dhe më të besueshme sipas burimeve për CNA, për shkak se ditën e djeshme është njoftuar nga Kuvendi një tjetër seancë plenare, konkretisht më 30 korrik, ndërsa pritej që të ishte e fundit e këtij sesioni parlamentar.

Kuvendi njoftoi seancën shtesë dhe bëhet me dije se u është kërkuar deputetëve të mos largohen nga kryeqyteti, çka forcon më shumë faktin se do të ketë lëvizje në qeveri nga kryeministri Edi Rama, të cilat në fundjavë mund të çohen drejt Presidencës, në fillim të javës së ardhshme të dekretohen nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas të mbahet seanca plenare me ndryshimet e reja të kabinetit. /CNA

 

 





Lajmet e fundit nga