Connect with Us

Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

Politikë

Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë një lojë të pisët me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. Një lojë që fillon me përjashtimin gjoja të Sali Berishës, nga grupi parlamentar dhe tek përfundimi se ai e kishte zbatuar urdhrin e amerikanëve dhe tashmë gjithçka ishte zgjidhur, por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe.

Lulzim Basha nuk ka bërë atë që kanë kërkuar amerikanët, megjithëse se Ambasada e SHBA e përshëndeti aktin e tij. Një akt që nuk ka asnjë peshë ligjore e staturore, pse i njihet si akti i lartë, kur s’ka asnjë vlerë dhe shkel çdo parim normal dhe demokratik të partisë.

Le të shohim faktet.

Sapo Lulzim Basha dha vendimin pati një reagim, një reagim mjaft të ashpër nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, edhe nga vetë Sali Berisha, i cili e quajti

vendimin nul.

Në fakt vendimi personal është një vendim nul, pasi në asnjë nen të statutit, asgjëkundi nuk shkruhet se kryetari mund të përjashtojë një anëtar nga grupi parlamentar. Kryetari mund të shkarkojë vetëm ata që emëron ai, jo ata që zgjidhen. Ka kompetencë zëdhënësin dhe sekretarin e mardhënieve me jashtë.

Vendimi i përjashtimit është thjesht një gënjeshtër, është një fjali e kotë, e pavlerë. Basha duhet të mblidhte strukturat të bënte proces votimi dhe në rast se nuk e shkarkonte dot, dilte i ndershëm i pastër me amerikanët duke u dorëhequr.

Por Luli ka zgjedhur të mbrojë karrigen më një levizjë pa asnjë vlerë. Basha të tilla përjashtime ka bërë me dhjetra, por ky i Berishës bën më shumë zhurmë pasi doktori reagoi kur i erdhi e keqja në derë.

Sali Berisha ndoshta duhet të ikte vetë, sapo u shpall vendimi, por ai zgjodhi të qëndronte duke menduar dhe mbrojtjen nga Lulzim Basha, ai nuk iku ndërsa ky i fundit po zhvillon tashmë një lojë mashtruese mjaft të pistë me SHBA-në dhe ka vulosur tradhëtinë ndaj Berishës.

Shkarkimi i Berishës jo vetëm sepse nuk është statutor, por edhe faktin se deputetët deklarohen vetë në parlament në cilin grup parlamentar bëjnë pjesë.

 

Pra do të mjaftonte deklarimi i Sali Berishës ditën e hënë në orën 17:00, ku do të zhvillohet dhe seanca e tretë parlamentare për t’u deklaruar si deputet i PD.

Deklarimin e Berishës, Alfred Rushaj duhet ta përcjellë tek sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe këtu mbyllet gjithçka. Ajo që mund të ndodhë është që Rushaj të marrë leje tek Doktori e ta pyesë si do deklarohet.

A do të ketë kurajo Basha ta mbledhë grupin dhe të thotë që ky nuk është i joni dhe nuk e pranojmë firmën e këtij?

Ky është njëri aspekt. Por ka dhe disa fakte të tjera. Sot në mbledhjen me kryetarët e degëve që ka zhvilluar Lulzim Basha nga 71 degë ka patur vetëm 20 kryetarë të pranishëm.

Duke parë presionin që vinte nga baza dhe deklarimet e Berishës se do të shkonte qytet më qytet për të ngritur demokratët kundër vendimit të marrë personalisht nga Lulzim Basha, si një akt marrëveshje me Edi Ramën në kurriz të tij, sot Luli ka bërë një artikulim tjetër.

Unë jam i gatshëm ta pres Berishën kur të dojë ai, unë e takoj. Edhe në një të natës”. Pra Lulzim Basha nuk e ka përjashtuar Sali Berishën, është i gatshëm të takohet dhe të bashkëpunojë akoma me Sali Berishën. Ndërkohë që ambasada amerikane kish thënë që PD duhet të ndahet nga e shkuara dhe Lulzim Basha të tregojë lidership se po ndahet nga e shkuara.

Në fakt Luli sot 24 orë më pas, tha unë e takoj Sali Berishën . Për më tepër theksoi edhe se “nuk kishte asgjë me të dhe se Berisha mund të shkonte në PD kur të donte. Ajo ishte seli e tij dhe ai ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD”.

A nuk është ky një aspekt tjetër, pra të qënit anëtar i Këshillit

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Kombëtar, po që Lulzim Basha është i gatshëm të takojë Sali Berishën?

Le të shkojmë më tej.

Çfarë do të thotë përjashtim nga grupi parlamentar? Nuk do te jetë Sali Berisha deputet i PD. Po a tha Sali Berisha dje publikisht se mund të shkonte kur të donte në mbledhjen e grupit të PD dhe as nuk e pyeste fare Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  4 fakte që secili nga ne duhet të dijë për përdorimin e deodorantit

Pra cila është pesha e Lulzim Bashës? Çfarë bëri Lulzim Basha me amerikanët? Mos vallë u tall me amerikanët? Mos vallë Lulzim Basha bëri një lojë mashtruese ndaj SHBA-ve dhe ambasadës në Tiranë?

Tha një fjali në një konferencë për mediat thjesht dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të nxitur një çarje brenda PD pa pasur asnjë rregull statutor, nga ana tjetër pas 24 orësh duke deklaruar se është i gatshëm të takojë Berishën dhe se ai është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar.

A nuk duhet ta mbledhë Kuvendin Lulzim Basha për ta përjashtuar Sali Berishën nga Këshilli Kombëtar? A nuk duhet ta mbledhë Kuvendin Lulzim Basha për të ndryshuar statutin për përjashtimin e Sali Berishës?

Në të paktën dy pika.

Së pari që Sali Berisha është ende anëtar i Këshillit Kombëtar, sipas Nenit 44, Pika 2 gërma d, si ish kryetar, ish kryeministër dhe ish president dhe së dyti për të vënë nenin në statut se kryetari ka të drejtë të përjashtojë një anëtar të grupit parlamentar, sepse në rregulloren e parlamentit nuk mund ta ndryshojë atë pikë, pra të deklarimit të deputetit se cilit grup parlamentar i përket.

Pra gjithçka keni dëgjuar këto nga Lulzim Basha është thjesht një lojë mashturese e tij kundër amerikanëve për të shpëtuar nga halli Berisha.

Ai ndoshta po përplaset me Sali Berishën, se artikuloi fjalinë që Berisha është i përjashtuar dhe ky i fun

dit po ruan dinjitetin duke e sulmuar ashpër për Bashën, deri tek kërcënimi që duhet të dorëzojë karrigen e kryetarit. Por me amerikanët ska mbaruar punë.

Lulzim Basha po bën një lojë të pisët me ambasadën e SHBA

në Tiranë.

Duke i gënjyer këta të fundit, si gjithmonë me një lojë mashtruese këtë herë në mënyrë skandaloze dhe të papërgjegjshme totalisht.

Përtej asaj që thotë se ne do të shikojmë e dëgjojmë partnerët tanë strategjik, nga ana tjetër Luli po luan po tallet me partnerët strategjik, po tallet me SHBA-të, pasi Sali Berisha është aty, është anëtar i Këshillit Kombëtar. Sali Berisha është aty dhe Lulzim Basha kërkon ta takojë kur të dojë Sali Berisha, siç ka deklaruar sot në mbledhjen me kryetarët e degëve. Pra përtej faktit që ka bërë një akt, pra përjashtimin e e pa vlerë të  Berishës, i vetmuar si një çështje personale në një vendim që është nul, nga ana tjetër sot flet dhe për takime. Po qëndrimi pro amerikan ku është?

Çfarë është kjo që bën Luli Basha? Mos vallë është thjesht dhe vetëm një lëvizje që kërkon kohë dhe Luli të shpëtojë nga ajo që i është kërkuar dhe ndëshkimit që mund të marrë prej ambasadës?

Apo prej diplomacisë së SHBA që ka të bëjë personalisht me atë me shpalljen e tij “non grata” dhe deri tek bllokimi i tij për të mos udhëtuar drejt SHBA-ve, fakt që ka katër vite që vazhdon.

Kjo që po bën Lulzim Basha është më e rrezikshme se çdo gjë tjetër.

Kjo për faktin se duke e goditur

Berishën në mënyrë të vetme pas shpine, me pabesi, duke tradhtuar militantët, pra duke mos pyetur strukturat për vendimin që do merrte, përçau PD dhe e ka çuar atë në ditën më të zezë të historisë.

Nga ana tjetër në mënyrë të pabesueshme po kërkon të luajë politikë me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë duke bërë lëvizje mashturese, gënjeshtare se gjoja Berisha kish ikur dhe tashmë ky e kishte ekzekutuar.

Berisha nuk ka ikur, Ber

isha ka shkuar në parlament. Berisha është deputet dhe ka bërë betimin dje. Sot Luli ka thënë se është i gatshëmn dhe ta takojë, ai mund të shkonte kur të donte se ishte dhe anëtar i Këshillit Kombëtar.

Çfarë ka ndodhur me atë që kërkoi ambasada e SHBA-ve, pra përjashtimin e Sali Berishës që ai mos shkonte në parlament dhe të mos ishte më pjesë e PD?

Sali Berisha është anëtar i Këshillit të PD, është pjesë e PD dhe doli dhe deputet. Pra Lulzim Basha thjesht dhe vetëm ka bërë një lojë të çmendur kundër Sali Berishës, kundër militantëve të PD dhe më të rrezikshme akoma, kundër SHBA-ve dhe ambasadës së saj në Tiranë./Elvi FUNDO – CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PD nxjerr faktet/ “Ja pse është krizë korrupsioni dhe jo energjetike”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Partia Demokratike ka vijuar të hedhë akuza kundrejt qeverisë, për krizën energjetike.

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetarja e komisionit parlamentar të Eknomisë, Sorina Koti tha se se kjo është një krizë korrupsioni, menaxhimi fondesh dhe jo energjetike.

Koti theksoi se kryeministri Rama dje shpalli planin “ për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera”.

Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e veçanërisht në pranverë e në verë.

Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.

Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët.

KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KËh

Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KËh.

Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld KËh është shitur (eksportuar)



LEXO EDHE:  Bregu shuplakë Bashës/ Nuk ndodh asgjë me establishmentin politik

LEXO EDHE:  Inceneratorët, koncesioni korruptiv që fillon tek Ilir Meta, shkon tek Edi Rama dhe përfundon tek Lulzim Basha

Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KËh.

Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji.

Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MËh

Ndërsa çmimi i importit është 260 € MËh

Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH.

Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €;

Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €.

Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.

Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallëzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkueshmërinë që vijon të cenojë besimin te institucionet dhe drejtësia!”, ka deklaruar ajo./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja” e Berishës / Shehu: Për të bërë PD një motor lëvizës ka vetëm një rrugë

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është një nga emrat, i cili ka dalë hapur krah lëvizjes së ish kryeministrit Sali Berisha.

Shehu ka qenë pjesë e takimeve me demokratët që Berisha ka zhvilluar qytet më qytet deri më tani.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shehu ka komentuar takimin e Berishës në Gjirokastër, duke treguar se qytetarët janë të hapur për një PD të fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas Shehut ka vetëm një mënyrë për të arritur që PD të bëhet një motor lëvizës në shoqëri, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Dy rreshta ne fund jave mbas foltores ne Gjirokaster!

Qarku i Gjirokastres me ate foltore vecse konfirmoi vlerat e tij ne respektim te demokracise, diversitetit, dialogut, mbrojtjes te se drejtes se secilit per te qene pjese e vendimarjeve nepermjet votes se lire, themel ky i parimeve e lirive Perendimore, Europiane e Amerikane, nga ku keta njerez te mrekullueshem kane kthyer gjithemone “fytyren” e pasur shpresen.

Ishte ajo pjesemarja jo thjesht numurore, por aktive, dialoguese, qe e konfirmuan me se miri kete.

Banoret e Gjirokastres, Permetit, Tepelenes, Dropullit, Libohoves, Kelcyres, Memaliajt nuk kane komplekse, jane njerrez te lire ne bindjet e vendimarjen e tyre, prandaj jane te hapur ndaj degjimit e ballafaqimit te ideve, pjesemarjes ne debate e diskutime.

Ata nuk kane frike prej tyre, nuk i shmangen ketyre, pikerisht per te konsoliduar mendimet e tyre e per te qene pjese e zgjidhjeve, sado te veshtira duken.



LEXO EDHE:  Nga Zamira Çavo/10 arsyet pse Basha e ka të pasigurtë të ardhmen e tij politike

LEXO EDHE:  Artan Hoxha reagon për përgjimin Braho-Legisi/Mesazh për diçka më të madhe!

Prandaj ata ishin aq aktive e prezente ne aktivitetet e asaj dite me Z. Berisha, duke demostruar qartazi vullnetin e tyre per nje PD te hapur, te forte, gjithe pershirese, pikerisht per te ndertuar neser se bashku nje Shqiperi demokratike te te gjitheve.

Dhe per te formalizuar keto mendime e aspirata, per ta bere PD dinamike, transparente, nje motor levizes i shoqerise shqiptare, sot ka vetem nje rruge:

–Drejtimi e te gjithe ketyre debateve te shendeteshme, mendimeve e ideve ne institucionet e PD.

Dhe per kete tashme ka vetem nje te tille, ai eshte Kuvendi Kombetar i PD.

Kjo perputhet pikerisht me kete faze, perballe problemeve e rreziqeve per PD, si nje domosdoshmeri absolute.

Askush nuk mund te kete hezitime tashme perpara ketij realiteti, qe kerkon nje zgjidhje demokratike, institucionale, statuore, gjithe pershirese, qe fillon me Kongresin.

Ai eshte i vetmi vend i diskutimit tone parimor e i vendimarjeve racionale, te domosdoshme keto per te qene se bashku ne perpjekjet tona per ngritjen jo vetem si PD, por dhe si opozite.

Per ta ritur e forcuar keshtu rolin tone, per perbysjen e neserme te ketij regjimi”, shkruan Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kriza energjetike një farsë”/ Vasili: SPAK të hetojë zyrat e OSHEE dhe të KESH

Publikuar

-

Nga

Fieri i "mbuluar" nga tymi në fushën e mbetjeve/ Petrit Vasili: Katastrofë, shëndeti i banorëve në rrezik

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka folur për krizën energjetike dhe rolin që ka SPAK-u në hetimin e kësaj çështjeje.

Gjatë një interviste për Syri TV, Vasili ka deklaruar se kriza energjetike është një farsë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Vasili theksoi se lidhur me këtë, SPAK-u duhet të hetojë zyrat e OSHEE dhe KESH për menaxhimin energjisë.



Më tej,  ai nënvizoi se përgjegjësi të rëndë penale ka kryeministri Rama, pasi kjo qeveri vjedh dhe nuk ka drejtësi.

 “Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Europë. Kriza që kemi është apokaliptike. Pushteti i Ramës ka hyrë në krizë të thellë. Rama bën deklarata me qëllime të qarta politike. Rama është një sadist dhe i papërgjegjshëm. Ai shton borxhet, vetëm bën që shqiptarët të nxjerrin para nga xhepi, me rroga që nuk dalin për të kaluar muajin me bukë.

Borxhi publik ka arritur 100%. Kriza energjitike që na prezanton Rama është një farsë. SPAK të hetojë zyrat e OSHEE-së dhe të KESH. Duhet hetuar menaxhimi i energjisë. Rama ka përgjegjësi të rëndë penale. Nuk ka hetime, për shkak se Rama ka kapur drejtësinë. Kjo qeveri vjedh, sepse nuk ka drejtësi, se është e kapur”, deklaron Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE