LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si i përdori dhe tradhëtoi Basha PD-në dhe demokratët për interesat e tij

14 Janar 2020, 16:42, Politikë CNA
Si i përdori dhe tradhëtoi Basha PD-në dhe demokratët

Në dhjetor të vitit 2018, Lulzim Basha do të deklaronte se opozita do të kthehej në Parlament dhe se nuk do t?i digjte mandatet dhe nuk do të shkonte para Kryeministrisë, pasi mund të kishte telefonata nga Merkel dhe Trump, nga kancelarja gjermane dhe presidenti i SHBA-ve, të cilët do ta ndalnin në këtë rrugëtim të çmendur.

Por çfarë ndodhi? Ai shkoi në Parlament pas një bojkoti 6 mujor dhe nuk i dogji mandatet në mes të muajit dhjetor. Në janar të 2019-ës erdhën një pjesë e dokumentave nga SHBA dhe filluan të thelloheshin hetimet mbi skandalin e financimet për gati 1 milion dollarë të paguara ndaj lobistit Nik Muzin, nëpërmjet kompanive ofshore guacka, të cilat ishin me pronarë rus.

Basha në një emisionin televiziv ka deklaruar në muajin nëntor, te Blendi Fevziu sërisht, se këto para ishin dhënë nga donacionet e shqiptarëve në SHBA.

Një publikim i gazetës amerikane ?Mother Jons?, e cila më pas krijoi një skandal të madh në mediat në Shqipëri dhe  prokuroria filloi hetimet.

Gjithçka filloi të thellohet në janar dhe në fillimin e shkurtit 2019, sapo PD ishte rikthyer në Parlament, pas një bojkoti 6 mujor. Dhe çfarë ndodh, Lulzim Basha vendos të djegë mandatet, fiks në kohën kur Prokuroria po thellonte hetimet në lidhje me financimet e bëra në SHBA.

Në një moment kur Lulzim Basha qe në vështirësi, nuk po mundej të kalonte një skandal që bëri jehonë në mediat botërore. Kreu i PD-së dhe Republikës së Re Lulxim Basha ishte kapur në një skandal për lobim.

Mandatet u dogjën dhe filluan protestat, mandatet të cilat Lulzim Basha i ruajti jo më larg se një muaj më para se të ndodhte hapja e hetimeve. Nuk i dogji kur ia kërkoi Rudina Hajdari apo studentët para ministrisë, nuk bëri asnjë hap, por e bëri në momentin kur atij iu filluan hetimet për lobimin në SHBA.

Shkoi më tej me protesta të dhunshme, ndërkohë që hetimet thelloheshin. Shkoi më tej pas protestave, braktisi zgjedhjet lokale, ia fali në tavolinë Edi Ramës. Shumë njerëz deklarojnë se ai i dogji mandatet që t?i jepte një mazhorancë kushtetuese kryeministrit të vendit dhe t?i falte bashkitë në tavolinë, se kjo kishte qenë pjesë e një marëveshje, por sot kemi një detaj të ri.

Sapo Lulzim Basha dëgjoi vendimin e Gjykatës që të pushohej çështja e tij për financimin në SHBA , u kthye në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Luli nuk dëgjoi Departamentin Amerikan të Shtetit të shkonte në tryezë me Ramën, por tha se nuk ulej në tryezë me Ramën kryeministër, tha se nuk do ulej me Damian Gjiknurin në tryezën e Reformës Zgjedhore, kur Bundestagu dhe kancelarja gjermane Merkel i kërkuan të ulej në tryezë dhe të  zgjidhte çështjen e Reformës Zgjedhore, por zgjati të paktën 4 muaj, qoftë ai, qoftë edhe Rama, nuk u ulën dhe tha se nuk kishte tavolinë dhe tryezë që mund ta ulte me Ramën.

?Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit qëndron dhe do të qëndrojë në fuqi: Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj?, deklaroi Basha në 21 qershor të 2019-ës.

Rama duhej të ikte si kryeministër, si personi kryesor përgjegjës, e kështu me radhë për Gjiknurin e të tjerë, ndërsa sot shkoi u ul menjëherë pasi u dha vendimi i Gjykatës, Luli shkoi dhe u ul ende pa u tharë boja dhe pa u zbardhur i plotë vendimi.  Pra Lulzim Basha mandatet i dogji për të shpëtuar kokën dhe për t?i shpëtuar hetimeve për financime në SHBA nga kompani ofshorë rus.

Lulzim Basha i fali mozhorancën kushtetuese Edi Ramës sapo u hap hetimi, Lulzim Basha i fali kryeministrit 61 bashki në tavolinë, si Pazar që të merrte pushimin e dosjes të lobimeve në SHBA nga kompani ofshorë rus. Basha bëri gjithçka që të mbylleshin hetimet, të cilat dje patën një vendim gjykate dhe sot e rikthyen kryetarin e Republikës së Re në çdo tavolinë dhe brenda sistemit politik, prandaj sot është koha për të lexuar dhe kuptuar më mirë kush është Lulzim Basha i vërtetë, ai që ka një marrëveshje me Edi Ramën, ai që flet ndryshe dhe bën ndryshe, këtë e thonë faktet dhe argumentat.

Lulzim Basha sot është kthyer në tryezë me Edi Ramën, pasi e akuzoi atë se ka kapur sistemin e drejtësisë, pasi akuzoi prokurorin dhe sistemin e drejtësisë se ishin të korruptuar dhe se po zbatonin një urdhër politik të kryeministrit, ndërsa dje gjykata e mbylli çështjen dhe Lulzimin e solli sërish në tryezë.

Prandaj mjaftojnë këto fakte të mësipërme dhe gjithçka tjetër për të kuptuar se kush është kryetari i Republikës së Re, cila është marëveshja e tij me Edi Ramën dhe si e përdor ai Partinë Demokratike dhe demokratët thjeshtë dhe vetëm për interesat e tij, skandalet e tij, zullumet e tij, për miliardat e xhepit të tij dhe familjarëve./ CNA.al

16:29 Politikë

Rama ik apo mik?

Java e fundit ka qenë me mjaft zhvillime në kampin e opozitë...

Lajmet e fundit nga