LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Profil i paautorizuar/Lulzim Basha, kandidati për Kryeministër nga KOP në krye të PD-së, kauzat dhe betejat, "dashuria" për Berishën dhe akuzat e Ilir Metës

8 Gusht 2016, 08:15, Aktualitet CNA

Lulzim Basha, prej 3 vitesh në krye të Partisë Demokratike, është kandidati zyrtar i opozitës për Kryeministër, nëse kjo e fundit do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Prej 12 vitesh në Partinë Demokratike, nga të cilat 6 vjet pjesë e Qeverisë dhe 4 vite Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është profilizuar si një politikan me ambicie të fortë, por ende nuk është profilizuar si lider i partisë më të madhe të opozitës. Ndoshta prania e ish-liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha, dhe aktiviteti intensive politik prej tij, mund të përbëjnë një pengesë në atë që Lulzim Basha të arrijë të ketë autoritetin e një lideri partie, ose të arrijë t?u imponohet strukturave partiake, duke i mbledhur ato.

Lulzim Basha u shfaq në PD në vitin 2004, pak muaj përpara se të krijohej KOP-I, një strukturë kjo që me shumë zgjuarsi u ngrit nga Sali Berisha, duke krijuar idenë e hapjes së partisë ndaj elementëve të rinj. Madje në këtë strukturë u përfshinë edhe ato që u vetë-quajtën liberal-demokratë, ku përfshiheshin disa të rinj, që më së shumti komandoheshin ose serviloseshin shumë më kollaj apo shumë më tepër se çdo kush tjetër në PD.basha zyre

Përkrah shumë emrave, deri në atë kohë të panjohur, Basha spikati dhe ndoshta u piketua që në ato
momente si pasardhësi i liderit historik të PD-së. i angazhuar si koordinator mes KOP dhe PD, kreu aktual i demokratëve, shumë shpejt arriti të mediatizohej, duke pasur avantazhin e elokuencës, por edhe faktit se konsiderohej si një i diplomuar jashtë dhe që mund të kishte një tjetër mentalitet, shumë më të përparuar se pjesa më e madhe e figurave që kishte PD në atë kohë.

Zgjedhjet 2005

Në 2005, Basha kandidon në një zonë elektorale në Tiranë, përballë Arben Ahmetaj, ndërsa zona konsiderohej në atë kohë si ndër përballjet më të vështira. Por jo në atë shkallë vështirësie sa Shijaku, ku kandidonte i ndjeri Sokol Olldashi, që kishte përballë një prej kandidatëve më potencialë të së majtës dhe me influencë shumë të madhe në Shijak.

 Ne qeveri dhe Rruga e Kombit

 Me fitoren e PD-së, Basha do të ishte një nga ministrat e saj, duke mbajtur detyrën e kreut të Transporteve. Nuk është se shkëlqeu në këtë detyrë, por meritat kryesisht i erdhën nga politika e ndjekur nga Qeveria Berisha, e cila shpalli si prioritet të sajin ndërtimin e rrugëve. Koha në të cilën, Basha drejtoi ministrinë e Transporteve përkoi me nisjen e punimeve për Rrugën e Kombit, për të cilën kreu aktual i PD-së edhe u akuzua për abuzime me fondet, megjithëse çështja u mbyll nga Prokuroria për shkak procedurash, ndërsa Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë. Gjithsesi kërkesa e Kryeprokurorit të asaj kohe për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës nuk kaloi për miratim, ndërsa dy vite më pas Theodhori Sallaku do të shkarkohej nga detyra.

 Ministria e Jashtme edhe  marrëveshja me Greqinë

 Pas Ministrisë së Transporteve, Basha kaloi në krye të diplomacisë ku qëndroi për dy vite si ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria morri anëtarësimin në NATO, çka duket se sërisht kreut aktual bashatë PD-së i buzëqeshi fati për të rreshtuar një tjetër sukses. Por në kohën që ai ishte në krye të diplomacisë ndodhi edhe ajo për të cilën u konsiderua një skandal, nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë për atë që quhet falja e Detit. Madje, marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe për disa vite ishte një nga çështjet më të debatueshme në Shqipëri. Gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, Shqipëria nisi procedurat për liberalizimin e vizave, si dhe atë mbi statusin e vendit kandidat. Edhe për këto dy çështje, duket se ylli në ngritje i PD-së, sikundër quhej në atë kohë, duket se kishte ?fatin në krahun e tij? (Lexo Berishën).

 Zgjedhjet 2009, Ministria e Brendshme dhe 21 janari

Në 2009, Basha drejtoi fushatën e PD-së në Elbasan dhe sërisht do të ishte në kabinetin qeveritar, por duke pasur në aleancë edhe LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta. Në Qeverinë e re, Basha do të emërohej në postin e ministrit të Brendshëm, ku vijoi punën për liberalizimin e vizave, por këtë herë në aspektin teknik, garantimin e dokumenteve që konsideroheshin të një sigurie të lartë.

Për dy vjet Basha drejtoi këtë Ministri, ku iu desh të përballonte edhe protestën e dhunshme të ndërmarrë në atë kohë nga Partia Socialiste, ose siç njihet 21 Janari 2011, e cila u mbyll me vrasjen e 4 qytetarëve. Protesta ishte pasojë e një video-skandali të publikuar ku protagonist ishin dy përfaqësues të LSI në qeveri, Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Pas publikimit të video skandalit, i pari që ka vizituar Ilir Metën në zyrën e tij, që në atë kohë drejtonte ministrinë e Energjitikës, ishte Lulzim Basha, që mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Kryebashkiak i Tiranës

 Pak muaj pas 21 Janarit 2011, Basha do të merrte përsipër të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, ndërsa përballë kishte Edi Ramën, i cili pas 11 vitesh në detyrën e Kryebashkiakut, ishte sbasha-rama-soroshumë i konsumuar dhe ndoshta i mërzitshëm për qytetarët e Tiranës. Megjithëse në krah kishte gjysmën e së majtës, Basha arriti të fitonte me vetëm 11 vota diferencë, një rezultat i dyshimtë, por që dukej se ndryshoi karrierat politike për secilin nga kandidatët. Rama tashmë kishte kohën e mjaftueshme për tu fokusuar vetëm në fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013, ndërsa Basha forcoi pozitat e tij, duke thyer mitin se Tirana
nuk mund të fitohej nganjë kandidat i qendrës së djathtë.

Por në 4 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Basha nuk la asnjë gjurmë, ndërsa rezultati i punës së tij, u përkthye me ndoshta rezultatin më të dobët që PD kishte marrë më parë në Tiranë. Në 2013 nga 32 mandatet që kishte Qarku i Tiranës, PD arriti të fitonte vetëm 13.

Në krye të PD-së

Humbja në zgjedhje, u pasua nga dorëheqja e liderit historik të kësaj partie nga çdo funksion partiak, dhe brenda 1 muaji, forca kryesore e opozitës zhvilloi një proces zgjedhor, ku humbi shansin, që të basha olldashipaktën njëherë të vetme, të kishte një garë reale mes kandidatësh dhe pa hije dyshimi. Fletë votuimi me numër serie, anëtarë inegsistentë, ndërhyrje e fortë dhe kërcvënime publike nga lideri historik Berisha, treguan se Basha ishte paravendosur dhe procesi zgjedhor ishte një farë për ta legjitimuar në opinion publik se gjoja kishte garë.

Basha rezultoi fitues i zgjedhjeve, ndonëse jo me të njëjtat rezultate që fitonte lideri historik, megjithëse në ndihmë të tij, u regjistruan disa qindra, anëtarë të partie të tjera, që sot ndoshta ende mbajnë nga dy tesera partie në xhep, një të PD-së dhe një tjetër, ndoshta të LSI-së.

Era Basha

Nga Korriku i 2013, nis të fryjë era Basha në PD, ndërsa dukej se historia po përsëritej si në rastin e Edi Ramës. Basha ishte edhe Kryebashkiak dhe Kryetar partie, duke i mbajtur pothuajse dy vjet të dyja funksionet. Qershori i 2015-ës do të shënonte humbjen e parë të Lulzim Bashës, ku veç Tiranës e cila votoi me mbi 40 mijë vota për kandidatin e së majtës, PD humbi pothuajse të gjitha Bashkitë e mëdha në vend, me përjashtim të Shkodrës dhe Lezhë. Në total PD e drejtuar nga Basha, fitoi vetëm 15 nga 61 bashkitë, megjithëse ky rezultat më pas u interpretua si një fitore në rradhët e demokratëve.

Por tashmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në prag dhe Basha do tëberisha basha përballet me sfidën më të rëndësishme politike, fitoren ose humbjen. Fitorja do të thotë që ai të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa humbja të lërë postin e Kryetarit të PD-së. Gjithsesi kjo e dyta ka pak gjasa të ndodhë, jo se shanset që ka PD për të fituar janë shumë të larta, por për faktin se terreni që po përgatitet në prag të zgjedhjeve, është ai që ashtu si edhe në vitet 1997-2005, edhe tani mund të përdoret e njëjta skemë,
akuza drejt Qeverisë për manipulim zgjedhjesh, pastaj protesta dhe më pas çdo gjë harrohet.

Skemë kjo e përdorur nga Edi Rama edhe pas humbjes së zgjedhjeve në 2009-ën. Por nëse PD fiton, atëherë Basha mund të jetë i pari kandidat për Kryeministër, që ndërton një karrierë politike, pothuajse nën kujdesin e liderit historik të një partie, dhe që i hyn politikës pa pasur më parë asnjë kontribut në këtë forcë politike. Nëse analizojmë të gjithë Kryeministrat që ka pasur Shqipëria pas vitit 1997, të gjithë kanë një karrierë politike, që nis shumë herët, ndoshta që në rininë e tyre.

Në dallim prej tyre, Basha vjen si kandidat për Kryeministër me një karrierë 12 vjeçare, nga të cilat 9 vjet si ka pasur si pushtetar. Në 2004 u ofrua si figurë e re në PD, u kuoptua në forume, drejtoi 3 ministri, por askush sot nuk mund të faktojë se çfarë lidhje ka pasur ai me PD-në, përpara vitit që u ofrua si pjesë e KOP-it. E vetmja gjë që është thënë vetëm njëherë, është ajo që ka qenë komisioner i kësaj partie, në 1992, vit në të cilin ai ishte vetëm 17 vjeç dhe zor se lejohej, që pa mbushur moshën 18 vjeç, të kishe të drejtë anëtarësie në komisione apo të drejtë vote.

bashaSot Lulzim Basha është kreu i PD-së dhe duket se në rolin e opozitarit është mjaft i mefshtë. Asnjëherë në asnjë rast nuk ka ccuar asnjë betejë në fund. Duket i fustruar dhe shpesh po etiketohet si një person që nuk e mban fjalën. Shpall humbjet fitore dhe kauzat e politikanëve të tjerë në PD i rrëmben dhe i përdor personalisht. Dekriminalizimi nuk ishte një kauzë e tij por e shpallur nga Jozefina Toipalli dhe Sokol Olldashi, e rrëmbeu dhe gjithccka ka ngelur me largimin e vetëm një deputeti. Kauz dhe betëjë e fituar në opinion për Bashën dhe PD-së por asnjë rezultat.

Reforma në drejtësi një betejë që në fund nxori ?babaxhan? Ilir Metën. Sot Basha kërkon qeveri teknike dhe mban një sy shkelur nga kreu i LSI-së i cili  publikisht ka thene se Basha gënjen dhe për orën, ndërkohë kreu i PD-së e pret si aleat.

Ende vetëm një vit në opozitë reale dhe me humbje në përballjen e parë elektorale, tani ka shumë pak kohë, zgjedhjet parlamentare janë afër dhe Lulzim Basha pritet të ketë betejën e tij, e cila shoqërohet edhe nga ankthi për trashëgiminë e PD-së. Fitorja e bën kryeministër, humbja pret më pas verdiktin e Berishës që duket shumë i pakënaqur nga i preferuari i tij për drejtimin e PD-së.

Vështirë që profili politik i Bashës të ndryshojë, ai tani është konfiguruar, përpiqet të shfaqet si europian, por shpesh sillet si ?adoleshent i llastur? që e kthjellojnë vetëm ?shpullat e babit?./citynews

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga