web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e krimeve/ Aktivistja: Në 9 muaj janë vrarë 16 gra

15 Shtator 2021, 19:59, Aktualitet CNA

Lidhur me rritjen e krimeve në vend, aktivistja Zhaklinë Lekatari, tha se në nëntë muaj janë vrarë 16 gra dhe kjo duhet konsideruar si urgjencë kombëtare.

Sipas saj, gratë shqiptare po vriten për shkak të gjinisë dhe kjo është shqetësuese për vlerat e shoqërisë.

?Bilanci është një bilanc lufte dhe mua më duket një urgjencë kombëtares. Nëntë muaj 16 gra, ne nuk jemi në luftë. Gratë këtu vriten për shkak të gjinisë së tyre dhe vriten për shkak se janë gra?, tha ajo në emisonin ?Now?.

Ajo kërkoi të zbatohen ligjet dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar.

Lekatari bëri përgjegjës gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët sipas saj janë përgjegjës për rritjen e krimeve në familjet shqiptare.

?Ne në këtë vend kemi nevojë të protestojmë çdo ditë dhe çdo orë. Unë dua të zbatohen ligjet dhe të bëhen transparencë dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Vrasës janë gjithashtu prokurorët, gjyqtarët dhe policët, të cilët nuk i marrin seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me krimin në familje?, shtoi ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga