Connect with Us

Imoraliteti i listës/ Disa pyetje që duan përgjigje nga Basha dhe komisioni “Ruli”

Politikë

Imoraliteti i listës/ Disa pyetje që duan përgjigje nga Basha dhe komisioni “Ruli”

Publikuar

-

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

Dje Partia Demokratike ka publikuar lista me 27 emra, të cilët do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por, një detaj që bie në sy është heqja nga lista e disa emrave të votuar nga baza dhe me kontribute në këto shtatë vite në opozitë, si ish deputetë por edhe drejtues të këtyre shtatë viteve të PD.

PD zbulon dokumentin/ Drejtorët e shkollave urdhërohen të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit

Është e turpshme mënyra sesi janë sjellë me këtë listë. Askush nuk mund të thotë se në opozitë, Fatbardh Kadilli, Tomor Alizoti, Genc Pollo, Ervin Minarolli e të tjerë, kanë bërë më shumë sesa Ervin Salianji, apo Luan Baçi në Fier.

Luan Baçi është kryetari i konfirmuar në detyrë i degës së Fierit, pavarësisht se dha dorëheqjen. U zgjodh me votë masive, dhe u rivotua sërish masivisht në degë. Dhe hiqet nga lista. Pse?

Ervin Salianji, pavarësisht qëndrimeve që ka mbajtur CNA.al ndaj tij si personazh politik, si një individ butaforik me egoizëm të shthurur mediatik, që do të duket kudo e të flasë për gjithçka. Por, kontributet e tij në këto shtatë vite opozitë janë të vyera.

Pa folur me tej për Gert Bogdanin, që është “hedhur në kosh” e nuk i është nxjerrë emri.

Por, pse duheshin hequr ish-deputetë dhe të tjerë emra, pasi këta u votuan?

Si mund të “hidhet në kosh” Tritan Shehu? E mban si kandidaturë, e miraton në bazë, vjen në Tiranë dhe e heq Tritan Shehun, Genc Ruli, me Enriketa Papën.

Si mund të ndodhë kjo?

Me çfarë parimesh dhe kontributesh janë bërë?

U la jashtë listave të PD/ reagon Tritan Shehu: Ashtu siç ta hapin derën, dinë edhe ta mbyllinErvini e të tjerë në atë listë, i pëlqen apo jo atij komisioni, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, gjatë këtyre viteve në opozitë ka më shumë kontribute se tre çereku i listës fituese të shpallur.

Tani ose duhet t’i thonë opinionit publik të vërtetën pse i kanë hequr, ose mënyra mbi kritere gjoja plotëson apo nuk i plotëson, nuk ka kuptim.

Në rast se Salianji është hequr për dosjen “Babale” apo dyshohet për ngjarje të tjera politike apo kriminale, t’ia thonë publikut.

Në qoftë se Luan Baçi është hequr se nuk e shikon dot më me sy njeri në Fier, t’ia thonë publikut.

Por, cili është standarti ?

Pse heq Luan Baçin dhe mban Andrea Manon?

Sepse ky është thelbi i gjithçkaje ka ndodhur në atë listë.

E merr Romeo Gurakuqin, e nxjer si fitues të madh të Shkodrës, dhe pastaj e heq nga lista. Ndërkohë që ai është votuar në bazë.

Endri Hasën e përlasi me vezë me kryeministrin. E përdori si personazh politik, si hero të madh të Republikës së re. E pasi votohet në bazë, e merr dhe e “fluturon”.

Lorenc Luka, mbi çfarë kriteresh është hequr? Ka qënë kryetar Bashkie dhe deputet.

Cila është arsyeja që u hoq nga lista?

Ka emra të tjerë që kanë marë më shumë vota negative në Shkodër, si Bardh Spahia. Ky I fundit ka dyfishin e votave negative në krahasim me Lorenc Lukën. Njërin e kalon e tjetrin nuk e kalon.

Pa folur pastaj për emrin e Arben Kashahut, që është ish-sekretari i Marrëdhënieve me jashtë.

LEXO EDHE:  Basha takim me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri/ Zbardhen diskutimet

Si mund të ndodhë që nuk ta kalon komisioni?

Nesër do të jetë një copë drejtor, një copë prefekt, apo zv.ministër?

Është Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD-së, si mund ta përjashtojnë nga lista?

Pa analizuar këtu edhe emrat e zonjave Nadire Meçorapaj, Lindita Metaliaj, e Fatbardha Kadiu.

Pse është hequr zonja Meçorapaj, se në degën e Vlorës nuk i  ka keq punët?

Po Lindita Metaliaj? Cila është arsyeja pse është larguar nga lista?

Po Fatbardha Kadiu në Durrës?

Sepse këto zonja kanë kryesuar listat e këtyre qarqeve.

Pse përdoren si “mish për top”?

Kush është argumenti?

Sepse që nuk kanë punuar dhe nuk kanë kontribuar nuk mund t’iu thuash.

As që nuk kanë pasur qëndrim politik të drejtpërdrejtë, nuk mund t’iu thuash.

Kanë kontribuar dhe punuar më shumë se genc Ruli dhe Besnik Mustafaj të marrë së bashku, përfshirë edhe Mark Marku, apo anonimen Papa.Basha tallet me komisionin Ruli/ Ja si u falsifikuan rezultatet dhe listat në Durrës, shkuan 27 u kthyen 28 emra

Pra, standarti io vendosur nga Basha është ai që ka përdorur gjithmonë. “Të përdor kur kam hall, dhe pastaj të hedh në kosh të plehrave”.

Siç hodhi Enno Bozdon, Fatbardh Kadilli & Co, në 2017 dhe pastaj i thirri se i duheshin që ta mbanin si kryetar partie. Së bashku me Arben Ristanin.

Tani ata i rikthen në listë, kurse Ervin Salianjin që është 100% produkt i Lulzim Bashës dhe ka kontribut shumë më të madh se gati treçereku, apo më shumë se gjithë lista e shpallur fituese, nuk e vë në listë.

Kush janë standardet e Lulzim Bashës apo të komisionit?

Besnikëria politike?

Genc Ruli nuk flet dot për atë.

I vetmi që mund të flasë është Bujar Nishani që nuk ka lëvizur nga linja. Por, edhe ai me besnikëri të tepruar dhe nuk ka pasur gojë, kur duhej të fliste.

Besnik Mustafaj që dha dorëheqjen atë kur nuk duhej? Që bëri një betejë që PD-ja të shkonte në opozitë?

Që ishte i pari në front kundër Lulzim Bashës dhe linjës zyrtare të PD-së?

Apo anonimja Papa?

Cfarë parametrash kanë këta njerëz dhe ky komision që selektuan 3600 emra, hoqën 90% të tyre dhe tani publikojnë 27 emra, të cilët sërish janë gati 8% e listës totale dhe emrat fitues po shtohen me ata që përmendëm më sipër, kryesia, përqindja e grave, Forumi Rinor apo përqindja e aleatëve?

Dhe këtu mbyllet lista.

Janë hequr ata emra që theksuam më lart, e janë shtuar disa të tjerë.

Standard aspak politik, por standard krejtësisht i Lulzim Bashës për të ruajtur karrigen e tij.

Tufa e servilëve e vendosur rrjesht, korigjuan ndonjë nga këta “lëpirësat” që nuk e bënë në kohën e duhur, por tani kanë filluar ta “zgjasin gjuhën” më shumë se të tjerët./ CNA.al

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

Publikuar

-

Nga

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se për takimet e fushatës elektorale në Dibër ka përdorur helikopterin e ushtrisë. Një video u publikua fillimisht nga ish shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish deputet i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, ku duket helikopteri i Forcave të Armatosura gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.

Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale.

Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2017 e ka mohuar këtë version të opozitës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se “as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”.

Ministria sqaron se “helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem”. (Njoftimi i plotë KëTU)

Njoftimi shoqërohet nga një varg epitetesh ndaj Xhemal Gjunkshit të cilit i përmendet “karakteri” dhe “bëmat” si “një ish-ushtarak i diskretituar”. Gjuha e përdorur i jep ministrisë nuancat vjollcë të selisë së PS-së, kur vazhdon: Në kohën e të cilit (Xhemal Gjunkshit) vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Opozita nuk e la me kaq, por vazhdoi të kërkojë shpjegime për përdorimin e helikopterëve të ushtrisë. Sipas deputetëve të PD-së, Ministrja e Mbrojtjes ka qenë edhe në këtë takim për punimet e kanalizimeve nga Bashkia në Burrel, ditën kur është filmuar duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë. Fotot më poshtë janë publikuar në profilin e Ministres Xhaçka në 16 Nëntor.

Një përgjigje e dytë erdhi përmes Petro Koçit, që mban detyrën e zv.Ministrit të Mbrojtjes. Edhe ky siguron se: Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!Petro Koçi kujtoi se nuk është hera e parë që opozita lëshon akuza të paqena dhe duke kujtuar rastin e dy pilotëve që ranë dëshmorë në Shkodër.

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha thyen karantinën dhe takon Metën pa maskë

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha thyen karantinën dhe takon Metën pa maskë

“Kjo është partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë” u shpreh ai.

Por megjithëse gjen kohë të gërmojë në të shkuarën në dokumentat e ëikileaks, pastaj të rikthejë dëshminë e Babales dhe të kalojë nga video-klipet e këngëtarëve tek kërkimet e thesarit, Olta Xhaçka nuk jep shpjegime dot një detaj thelbësor: Nëse nuk ishte në Dibër për fushatë, siç thotë Xhemal Gjunkshi, përse ka udhëtuar me helikopter në momentin që tregohet në video? Nëse është e vërtetë që çdo fluturim i helikopterëve është i dokumentuar në mënyrë të pakopromentueshme, atëherë përse nuk sqarohet po kaq me detaje udhëtimi në fjalë, i filmuar në videon që publikoi opozita? Nëse, qëllimet e fluturimeve janë të përcaktuara në ligj, cili ka qenë qëllimi i përdorimit të helikopterit, në momentin që shihet në video?

Përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga partia në pushtet është një fenomen i rëndomtë. Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e institucioneve kryesore përdorin stafin, makinat, karburantin, mjetet e zyrave të marrëdhënieve me publikun etj, duke e shndërruar administratën në një makinë elektorale në shërbim të partisë.

Të zakonshme gjatë fushatave janë aktivitetet ku shpërndahen lejet e legalizimit, ku qytetarët në nevojë shndërrohen në figurantë falenderues para kryeministrit dhe ministrave. Gjithsesi, përdorimi i helikopterit si taksi, vendos një standard tjetër të keqpërdorimit të administratës, kur jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve. Dhe fushata ende nuk ka nisur me të gjithë vrullin e saj./ Lapsi.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi i PD për familjen Gjoka/ Reagon Bushati: Qytetari nuk aplikoi në kohë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i PD për familjen Gjoka/ Reagon Bushati: Qytetari nuk aplikoi në kohë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shkoi sot në familjen e Arben Gjokës dhe ngriti akuzat se ndonëse apartamenti i tij u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit, shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

Pas këtij denoncimi ka ardhur edhe reagimi i Ervin Bushatit, i cili pretendon se akuzat nuk jan të vërteta.

Sipas tij, familja Gjoka nuk aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit, ndërsa thotë se do t’i ofrojnë mbështetje edhe pse është jashtë çdo afati ligjor.

Përgënjeshtrim Publik PD lokale: Asnjë aplikues jashtë Programit të Rindërtimit.

Jemi me kokën lart pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, bashkë si shoqëri reaguam si një trup dhe me dinjtitet. Në Njësinë 8 janë regjistruar në Programin Kombëtar të Rindërtimit:

699 aplikime nga familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 54 shtëpi të shpallura të pariparueshme po rindërtohen nga e para, 645 banesa me dëme të lehta kanë përfituar nga grantet e rindërtimit.

PD vazhdon të përdorë qytetarët dhe me dije; edhe kur e ka të qartë hapësirën ligjore, edhe në rastin sot! Ne i garantojmë mbështetje edhe qytetarit Z. Arben Gjoka; i cili NUK aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit, jashtë çdo afati ligjor.

Në rastin më të parë, nëse ligji do krijojë një tjetër mundësi, do ta trajtojmë njësoj si 699 qytetarët e tjerë dhe pa ngjyrime politike”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që të rinjtë të sillen si ato të para 70 viteve.

Manjani deklaron se lutet që kjo gjë të mos ndodhë, pasi thekson se të rinjtë e para 70 viteve sollën në pushtet Enver Hoxhën.

Presidenti i Republikës fton të rinjtë e sotëm të sillen si të rinjtë e para 70 viteve. Sinqerisht lutem që kjo të mos ndodhë.

Ata atëherë luftuan dhe sollën në pushtet Enverin. Të keqen e pushtetit madje! Kurrë mos ardhtë ajo ditë!

Respekt për cilindo që dha jetën për Shqipërinë, por për nder jo për ata që mbi Shqipërinë vunë partinë! Rinia e sotme do bëjë mirë të arsimohet si fillim. Kjo është lufta e vetme që ata duhet ta fitojnë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE