Connect with Us

Ekskluzive- Zbulohet “Byrektorja”, qendra e Bashës për sharësit në rrjetet sociale

Politikë

Ekskluzive- Zbulohet “Byrektorja”, qendra e Bashës për sharësit në rrjetet sociale

Publikuar

-

E folur shpesh në media, se ekziston me kohë të pjesëshme, por aktivizohet dhe bëhet edhe më e madhe në kohën e fushatave elektorale. Këto qendra që përdoren për “punët e pista” të partive në rrjetet sociale ekzistojnë prej shumë vitesh, por së fundi kanë marrë vlerë të rëndësishme.

CNA.al ka mundur të bëjë një vëzhgim dhe të sjellë një material të plotë për mënyrën si funksionon kjo formë propaganda në shërbim të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pak histori

Dy kullat ku u hapën zyrat e para "sekrete" për rrjetet sociale
Dy kullat ku u hapën zyrat e para “sekrete” për rrjetet sociale

Për herë të parë Lulzim Basha një zyrë të tillë e krijoi në vitin 2011, e cila ndodhej tek dy kullat në qendër të Tiranës dhe në atë kohë drejtohej nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Shpesh ka punuar në grupe më të vogla, të shpërndara thuajse si celula, që më pas zgjerohen në prag fushatash elektorale. Zyra shpesh është mbyllur dhe ka funksionuar edhe si “grup zjarri” duke mos pununar në një ambient por shpesh nga shtëpitë dhe lokalet, sapo merrej komanda, shumica mbidheshin për të krijuar grupin në një zyrë të vetme.

Më pas këto grupime të rinjsh janë përdorur shpesh nga Basha në fushata, dje dhe sot kanë Odetën e kunatit në drejtim por edhe ish-gazetaren Desada Metaj dhe drejtoreshën e zyrës së shtypit Elona Meço.Ka dhe një personazh të katërt dikur drejtor, pastaj deputet, dhe ai është Endri Hasa që ka përgjegjësinë për IT e PD.

Sa për imazhin dhe kontentin kujdeset vetë kunati i Lulzim Bashës dhe bashkëshortja e tij Aurela, që kanë shtrirë tentakulat e tyre deri në qendrat e të rinjve që komentojnë por edhe tek SPINËT, influecuesit në rrjet që hiqen të pavarur dhe kanë në qafë litarin e borderosë që paguhet nga partia në disa mënyra më të kamufluara. Një pjesë e tyre jetojnë në Tiranë por ka edhe personazhe jashtë vendit.

Pse “Bryrektorja”?

Në godinën e ish- SHQUP-it, sot selisë së PD-së i thonë “Byrektorja”, është qendra e rrjeteve sociale në PD, aty ku sharësit me pagesë gati me lëmoshën e një byreku, bëjnë propagandën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit në rrjetet sociale, sulmojnë, akuzojnë, fyejnë e shpifin ndaj kujtdo që tenton të prekë Lulzim Bashën dhe linjën e tij.

Byrektorja e PD
Byrektorja e PD

Kjo nuk është e vetmja “byrektore” për demokratët, disa të tjera funksionojnë si të pavarura dhe janë nën kontrrollin e disa ish-deputetëve.

Si funksionon?

Aktualisht në këtë qendër, e cila ndodhet në katin e dytë të godinës, tek ish zyra e shtypit kur ajo drejtohej nga gazetari Edi Lesi, punojnë rreth 30 të rinj me 2 turne, por këto nga 4 deri 5 orë. Pra 15 persona punojnë nga ora 9:00 deri në 13:00-14:00  dhe turni  dytë deri në orën 19:00, për shkak edhe të orës policore.

Të gjithë janë të rinj, të tjerë të sjellë nga bashkëpunëtorë besnikë të drejtuesve më të lartë të PD.

Disa pretendojnë se janë punonjës të PD, i gjen shpesh tek kioska në oborin e SHQUP, shpesh duke ngrënë byrekun në orën e pushimit për tu rikthyer “nën komandë”.

Në këtë qendër ku funksionojnë gati 15 kompjutera në orë ka një strukturë të qartë, një përgjegjës që mban kontakte më të rinjtë që janë live të ndarë në grupe, ku drejtuesi më pas çdo komandë që e merr nga vajzat e zyrës së shtypit dhe propagandës e përçon tek të rinjtë. Këta më pas me profile fallco në rrjetet sociale, ka edhe personazhe të ekspozuara, fillojnë sulmet me komente, raportime, debate e deri në sharje e fyrje për shumë personazhe politike.

Stafi me Endri Hasen
Stafi me Endri Hasen

CNA.al ka mundur të sigurojë një listë me emra të këtyre të rinjve që paguhen më pak se një pensionist, të rinj student që janë në shkollë dhe një pjesë të kohës e harrxhojnë duke i shërbyer partisë për punët e pista.

LEXO EDHE:  Basha e pranon: I dhash shansin e dytë Ramës

Po publikojmë edhe ndonjë foto por pa i dekonspiruar të gjithë me emra. Puna e tyre gati për lëmoshë ndoshta ju duhet, për të paguar byrekun e përditshëm që ju paguan Lulzim Basha, dhe vajzat e propagandës së Bashës.

Rogerti është një nga drejtuesit dhe shumë shokë e shoqe të tij reklamohen se punojnë tek PD, se janë militant e demokratë të flaktë, në fakt lëmosha e Bashës i ka mbledhur në një zyrë për punë të pista.

Le ti lemë të rinjtë të marrin lëmoshën e tyre, ata janë përgjegjës vetëm për zbatimin e atyre çfarë kërkojnë treshja e femrave të propagandës së Bashës.

Odeta Male
Odeta Male

Kush drejton?

Zyra në katin e dytë të godinës është nën komandën e Endri Hasës, qëndron gjithmonë e mbyllur dhe komanda për sulme vjen me mesazh nga tre femrat që përdor Basha për mediat dhe imazhin.

Odeta Male, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës mban nën komandë më shpesh të rinjtë duke dhënë edhe drejtimin se kush duhet sulmuar apo çfarë duhet shkruar. Këtu përfshihet edhe Desada Metaj.

Kjo e fundit qëndron edhe si koordinatore me grupin e konsulentëve Izraelitë që po përpiqen të ndërtojnë imazhin e liderit për Bashën. E treat është Elona Meço, ish-gazetare që sot drejton zyrën e shtypit.

Të treja vajzat e duan kaq shumë njëra-tjetrën sa janë gati ta shqyejnë, por i mban bashkë vetëm diçka, milionat që marrin nga Basha dhe kompanitë e kunatit të tij.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Paga e njërës prej tyre në muaj ja kalon totalit të 30 të rinjve që punojnë në “Byrektore”.

Zyra që në fakt për menaxhere ka tre vajzat e imazhit e propagandës, ka në dispozicion me qinda profile false në rrjetet sociale, kontrollon shumë grupe në këto rrjete, komunikon e çon mesazhet në grupet e tjera digjitale të opozitës.

Shpesh këto grupe u përdoren ashpër në sulme ndaj kritikëve të Lulzim Bashës, pa përjashtim, pra për luftën e brendshme në PD.

Më pas akuza, sharje e sulme ndaj personalisteteve, ish-ministrave, drejtuesve lokalë, analistëve e gazetarëve.

No description available.

Shumë prej sulmeve janë të strukturuara dhe me komandë nga qendra, e cila shpesh ka një konsultim të drejt për drejtë me Lulzim Bashën, por edhe kompanitë konsulente që merren me imazhin e Lulzim Bashës dhe kanë ndërtuar strategjitë e tij elektorale. Sot “Byrektorja” dhe zyra e saj “sekrete” është një institucion i rëndësishëm i propagandës, shantazhit, sharjeve dhe kërcënimeve. Nuk është e vetmja ka dhe simotra./CNA.al

Demaskohet Byrektorja e PD/ Basha nxjerr ushtrinë për të korrur fitore imagjinare

Fotot/ Luli me bashkëshorten drejt Holandës

Nga kunati, Elona, Desada dhe Odeta tek Berisha/ Kush e drejton vërtetë PD-në?

Faktet/ Lulzim Basha i jep vetes kurajo me profile fallco

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Ben Blushi rrëfehet/ Kam pasur raste që mund të shkoja në PD, por nuk e ndieja

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD leksion Bashës/ Ja si mund t’i ndalonte zgjedhjet në 30 qershor

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE