Connect with Us

Demaskohet Byrektorja e PD/ Basha nxjerr ushtrinë për të korrur fitore imagjinare

Politikë

Demaskohet Byrektorja e PD/ Basha nxjerr ushtrinë për të korrur fitore imagjinare

Publikuar

-

Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ

Byrektorja e Partisë Demokratike ka filluar të demaskohet pak e nga pak. Faqet që janë ekzistuese në rrjetin social të demokratëve në Mallakastër, Sarandë apo edhe në Vlorë janë faqe dhe grupe që janë përdorur që nga viti 2017 për të denigruar me profile false çdo njeri që komentonte kundër Lulzim Bashës.

Por në fakt janë përballur me një “boomerang”, ku janë vetë demaskuar duke publikuar gabimisht një screenshot në faqen e Facebook-ut te Partia Demokratike Dega Mallakastër.

Në mesazhin e publikuar duket qartë edhe numri i telefonit të Lulzim Omurit, i cili është punonjës tek organizimi i PD-së dhe një nga njerëzit kryesor që ka falsifikuar rezultatet e votimeve në PD.

Të tilla faqe janë hapur për çdo rreth dhe komandohen nga e njëjta dorë sëbashku me mbi 300 prifile false që japin like, share dhe komente për të krijuar idenë se po mbështetet gjerësisht aktiviteti politik i PD-së.

Këto persona janë të njëjtët që CNA.al ka denoncuar si manipulator të proceseve zgjedhore duke rritur në mënyrë artificiale numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet e brendshme. Ata janë të futur në zyrat e PD-së si staf i organizinit dhe janë rreth 15 të rinj që mendohet se paguhen 500 lekë dita ndaj dhe rëndomtë janë etiketuar nga të rinjt e FRPD si Byrektorja e Partisë.

LEXO EDHE:  Të rinjtë e djathtë europianë mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri

Kjo pasi FRPD nuk ka pranuar të bëjë këtë rol, për llogari të Odetës dhe kunatit. Sot PD në vend që të ishte në terren duke kërkuar vota, po harxhon kohë dhe para në një luftë virtuale me çdo person që nuk i komenton sipas vijës së partisë.

Faqen përdoren dhe komandohen nga personazhe të njohur në oborrin e PD-së.

Dikur në seli kishte një call center tani bëhet nga kunati i famshëm i Republikës së Re, i cili e ka drejtuar këtë strukturë që në vitin 2011.  Ende nuk janë hapur zyrat në seli por profilet false i komandon e kontrollon edhe duke ndërtuar grupe të ndryshme tashmë duke punuar kudo, lokal , shtëpi, pune e kudo qoftë.

Këta individë përdoren jo vetëm për sulme ndaj atyre që kritikojnë Lulzim Bashën por edhe për ti dhënë kurajo kryetarit të emëruar të PD të ketë sa më shumë like, komente duke i dhënë kurajo. Kjo ka rëndësi shumë të madhe pasi Luli sa herë zgjohet nga gjumi do të japë dorhëqje nga kryetar i PD./CNA.al

https://www.cna.al/2020/09/29/basha-nxjerr-ushtrine-ne-sulm-shpall-fitoren-perballe-rames/

https://www.cna.al/2017/07/15/lulzim-basha-i-mbyturi-qe-kerkon-te-mbyte-partine-demokratike/

https://www.cna.al/2020/11/28/ekskluzive-fotoja-e-madones-per-maradonen-izraelitet-e-lulzim-bashes-me-strategji-fake-news-dhe-propagande-negativiste-elektorale/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  “Basha ka tradhtuar kauzën e opozitës”/ Topalli: Tre ortakët i kanë lënë shqiptarët të pashpresë

LEXO EDHE:  “Operacioni” i Lulzim Bashës/ Kush janë të larguarit dhe të ardhurit në PD

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE