Connect with Us

Faktet-Kush e drejton vërtetë PD-në?

Opinione

Faktet-Kush e drejton vërtetë PD-në?

Publikuar

-

Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e drejton vërtetë PD? Doktori si lider i fortë me Lulin kukull apo Luli tashmë është i vetëm në vendime dhe drejtimin e saj?

Ka shumë debat për këtë çështje, shumë gazetarë e politikanë afër opozitës theksojnë se është edhe një faktor i tretë. Pra, Doktorin si drejtues defakto i fshehur pas Lulit e “rrëzojnë” ose e shikojnë part-time, këtë e mbështesin tek gafat dhe skandalet e kreut të Republikës së Re,  dhe në çdo budadallëk të Lulit thonë: po këtë se dinte Doktori?

Në fakt duket se dhe ky i fundit shpesh është jashtë lojë. E nxjerr nga skema personazhi i tretë real dhe vendimarrësi kryesor në PD, që bashkë me një grupo individësh tentuan ti ndrronin edhe emrin në Republikë e Re.

Gjithçka fillon jo sot, por që ditën e parë të Lulzim Bashës në politikë. Luli gjithmonë është drejtuar si një “pupac”, sa nga ky personazh e sa nga Doktori. Lojtarët e vërtetë janë familja e bashkëshortës së tij dhe aktori kryesor politik është Aurela bashkëshortja e Lulit.

Lulzim dhe Aurela Basha në çadër 2017
Lulzim dhe Aurela Basha në çadër 2017

Por le të shohim disa fakte.

Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD, filluan disa lojra dhe sulme ndaj personazheve publike e politike të PD. Goditje në media dhe nga call centera që drejtoheshin nga Odeta Male menaxhere kryesore e kompanisë Landmark, e cila është në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe drejtohet nga Aurela. Çdo sulm kalonte  që nga kjo qendër sharjes, e cila fizikisht ishte në PD por komandën e kishte tek familja.

Më pas në çadër, Aurela u kthye në personazh kryesor politik, duke u ulur e ligjëruar në krah të Bashës a thua se ishte eksperte e politikës. Në fakt në atë kohë ajo kishte marrë nën kontrroll gjithçka dhe kishte filluar sulmet për të  pasur në dorë çdo gjë në PD, emër që nuk e duronte dot.

Gjithçka kishte filluar të lëvizte që nga zyra e shtypit ku hiqeshin drejtueset nga xhelozia e Aurelës, në kabinet e më tej.

Më pas gjithçka mori formë të plotë me pazarin e Lulzim Bashës me Edi Ramën, ku në finale patëm dy çështje thelbësore. Listën e deputetëve dhe një gjyq të fituar në Strazburg. Listën edhe Sali Berisha vetë e mohoi të kishte dijeni, por që Aurela dhe stafi i saj e kanë ditur që në muajin mars dhe kjo është e  konfimuar. Odeta Male në kohën e çadrës i  deklaronte editorit të CNA.al se “kur të vijnë zgjedhjet lista do kishte çudira, do e shikonin të gjithë një e nga një sa vlenin”.  Pra në PD askush se dinte çdo bëhej në çadër, ndërsa Aurela, Odeta, Kunati me soj e sorollop e dinin çdo bëhej me listat dhe zgjedhjet dy muaj përpara. Listat ishin gati, por jo në PD, jo tek demokratët, por tek Aurela dhe kunati.

LEXO EDHE:  Nga Jozefina TOPALLI/Lulzim Basha shiti opozitën

Më pas u shpall dhe “fitorja e madhe” e Strasburgut ku vjehrri i Lulit do fitonte 16 milionë euro, edhe këto para tek familja shkonin ashtu si dhe lista e deputetëve.

Shumë ujra kanë rrjedhur, në PD ka pasur ndryshime, disa që ishin në majën e saj, kanë kaluar në hije, dikur në paradhomën e Aurelës sot kritikë të hapur dhe në hije të Lulit. Rasti Grida Duma, Salianji etj janë shembuj tashmë të ditur publikisht.

Ndryshime të shpeshta, Odeta nga pas Lulit ka dhe një tjetër personazh të afruar tashmë nga familja, Desada Metaj, drejtuese e Opinionit të Fevziut që në fakt është “kryeredaktore” pas Lulit, me bekimin e Aurelës. Detaje e fakte ka shumë por vulën gjithçkaje ja vendosi një foto.

Lulzim Basha dhe Aurela Isufi
Lulzim Basha dhe Aurela Isufi

Dje u publikua një foto ku Lulzim Basha fluturonte në biznes clas së bashku me bashkëshorten e tij. Fluturim që kushton mijëra euro, të cilat janë paratë e arkës së mjerë të PD që e mbushin demokratët me kuotat e tyre.

Problemi nuk qëndon ndoshta tek biznes clas, se ata (çifti Basha-Isufi) kanë pasuri marramendëse, vila e miliona dollarë të deklaruara, por arroganca e këmbëve përpjetë në krah të Lulit na tregonte se kush ishte në fakt kryetarja e vërtetë e Republikës së Re, pasi emrin PD nuk e duron dot.

Është ajo e listave, çadrës, ndryshimeve në PD, afrimeve dhe largimeve në staf e politikë, kush është në fakt personazhi që me këmbët përpjetë në krah të Lulit dukej sikur “bërtiste” fort: Tek Luli nuk kalohet, ai ka kontroll dhe komandë.

Faktet e mësipërme dhe fotoja flasin vetë. Tani në PD, media e politikë bie pyetja kush drejton, Berisha apo Basha? Pergjigjen e morëm dje me foto si dëshmi e fundit, pas shumë fakteve të përditshme.

PD ka vdekur tani është Republika e Re që drejtohet me këmbët përpjetë nga avioni dhe kryetare ka Aurela Isufin, Luli është thjesht figurant që njëherë e rreh gruaja e ndonjëherë Doktori, që tani për shkak të moshës nuk i ka gjuajtjet aq të forta sa okllaia e Aurelës në kokën e Lulit.

PD ka vdekur gërmadhash është ngritur Republika e Re.

Fotot/ Luli me bashkëshorten drejt Holandës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?

Publikuar

-

Nga

Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?

Nga Emin Azemi*

Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organizohet nesër për zgjidhjen e kontestit në mes të Izraelit dhe Palestinës do të jetë i përjashtuar Hamasi, një organizatë e shpallur terroriste nga Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe një mori shtetesh të botës.

Palestinezët, për të qenë në paqe me moralin e tyre, duhet të mësojnë pak më shumë mbi origjinën e raketave që aktualisht po shkrepen mbi vendabimet hebreje. Kundërpërgjigja izraelite mund të jetë edhe joproporcionale, por ata që e bëjnë matematikën e balistikës duhet ta kenë të qartë edhe efektin që prodhon ky “festival raketash”.

A janë palestinezët të aftë të kuptojnë se dikush po i sponsoron këto raketa në emër të tyre, përse ato u aktivizuan pikërisht tani dhe se a janë mbrojtësit e vërtetë të çështjes palestineze pikërisht këta që nesër nuk do të mund ta përfaqësojnë popullin palestinez në procesin e bidsedimeve?

Atëherë, përse po ndodh kjo dhe deri kur në emër të palestinezëve bëhen pazare pa i pyetur ata?

Ajo çka nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët është pikërisht kufiri që e ndan moralin e të bërit rezistencë. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan të kontraktojnë ndonjë organizatë luftarake që do të ishte e kundërshtuar nga bota e qytetëruar, ndërkohë që palestinezët kauzën e tyre për liri e vetëvendosje po e fusin në qorrsokak, duke lejuar që në istikamet e luftës anti-izraelite të futen kamikazë që minojnë jo vetëm procesin e paqes në Lindjen e Mesme, por edhe perspektivën liridashëse të vetë popullit palestinez.

LEXO EDHE:  Sot ndahen 65 milionë lekë për partitë politike/Sa do të marrin PS e PD

LEXO EDHE:  Nga Jozefina TOPALLI/Lulzim Basha shiti opozitën

Palestinezëve po u mungon një tru politik, i cili do të komandonte procesin e formimit të shtetit palestinez. Bota arabe, e përçarë dhe e atrofuar institucionalisht në përballje me sfidat gjeopolitike, aktualisht është aleati më i keq i palestinezëve, ndërkohë që Izraeli, në pritje të rikonfigurimeve të brendshme politike, do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe jetën e njerëzve, duke e bërë këtë herë-herë edhe në dëm të imazhit të vet, por me një objektiv të qartë se Tel Avivi aktualisht e ka përballë një forcë që kontrollohet nga jashtë Palestina. Kjo forcë po punon që konfliktin ta zgjerojë në gjithë Lindjen e Mesme, duke e katapultuar një kauzë krejt tjetër nga ajo që në dukje të parë po shihet në Gaza.

Tensionimi më i ri në Gaza vjen në periudhën post-trampiste, ndërkohë që presidentit aktual Joe Biden i nevojitet kohë të gjejë një palë të denjë negocuese tek palestinezët, në mënyrë që ky konflikt disavjeçar të marrë një epilog të pranueshëm për të dyja palët.

Nëse Jerusalemi është burimi i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve izraelito-palestineze, atëherë duhet të gjendet formula që do të fashiste këto mosmarrëveshje, por me kusht që kauza palestineze për liri dhe vetëvendosje të përjashtojë nga gjiri i vet të gjitha ato forca që pikësynim final e kanë ngulfatjen e çështjes palestineze dhe futjen e saj në tunele pa shtegdalje.

Definitivisht, Hamasi nuk është Palestina!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Publikuar

-

Nga

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Shiheni portretin e këtij miq!

Unë jam gazetar i djathtë, demokrat pjesë e strukturave të PD për 20 vite, e theksoj pa asnjë kompleks. Pjesë jo vetëm tek kjo opozitë 8 vjeçare, por edhe ajo e dhunshmja 8 viteve të ekzistencës ‘97-2005.

Nuk kam qenë pro zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar dhe sot më shumë se kurrë ndjehem si gjithë ata demokratë që s’dine c’të  mendojne më.

Ju dhimbset vetja e kontributet e tyre ndër vite. Duan partine e tyre, por parti s ka. Duan demokracine e brendshme, por vetem demokraci s’ka.

Akoma me keq, Partia e Lulzim Bashës dhe kunatit te tij, nuk është sot as më pak as më shumë se një biznes i mbrojtur nga sigla PD, marre peng, nga të sipërpërmendurit.

Duan një lider e kanë një dështak që  nuk e vret ndërgjegja as shqetësohet  sic shqetësohem unë e demokratët e thjeshtë.

LEXO EDHE:  Basha e thotë vetë: Kritikët e mi kanë 250 mijë vota

LEXO EDHE:  Reforma/Berisha: Fituan parimet e drejtësisë së pavarur! Garantuam që vendimmarrja të jetë shqiptare

Shiheni portretin e ketij!

A keni qeshur dhe ju te dashur demokratë kaq fort sa Luli këto ditë?!

Çfare e lumturon kaq shumë Kryetarin e partisë së marrë peng?

Fitorja?! Jo!

Une them siguria që çdo humbje e PD për Lulzim Bashën është fitore!

Fiton pengmarrja dhe lekëmarrja!

Mbledhje të mbarë nësër! Si ato qe behen kur drejton Luli pas humbjeve. E di me siguri çfarë do ju thotë, në mbledhje, do dëgjoni për vjedhjet e votës, do dëgjoni sa bukur bëri fushatë dhe të gjitha këto për të justifikuar pse Partinë duhet ta mbajë ai, sepse “më mirë”, më këq se ai asnjë tjetër nuk mund ta bëjë.

Kaq kisha!

/Nga Elvi Fundo 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha nuk është Selmani anonim, që u martua dy herë me të njëjtën grua

Publikuar

-

Nga

Basha nuk është Selmani anonim, që u martua dy herë me të njëjtën grua

Nga Lorenc Vangjeli

Zoti Basha nuk është Selmani anonim, ai tipi që u martua për herë të dytë dhe mori sërish të njëjtën grua. Ndryshe prej tij, kryetari i partisë demokratike, po synon me të njëjtat mjete dhe të njëjtat mënyra për herë të katërt së paku, që të ketë një rezultat të ndryshëm nga humbja. Turi grotesk i tij nëpër Shqipëri, fjalori që përdor dhe mënyra sesi tund lugën bosh përpara gojës së uritur të demokratëve, e bën edhe më qesharake historinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat tashmë janë një kapitull i mbyllur.

Ka vetëm një shans real që të hedhë hije dhe të tkurrë fitoren e Ramës në 25 prill, por asnjë mundësi qoftë edhe hipotetike që të zhbalancojë rezultatin. Ankimimet për qarkun e Beratit dhe Durrësit, ku kandidatët e LSI-së nuk morrën mandat për 77 dhe 138 vota, përsëri nuk kalojnë nga zyra e kryetarit të PD-së, që po kërkon t’i gjejë vetes punë këto ditë. Ndoshta, do të ishte shumë më e udhës të thoshte disa të vërteta të thjeshta. Duke nisur nga fundi, konkurrimi i ndarë i opozitës përballë Edi Ramës, la pa numëruar dhe pa u përkthyer në mandate disa dhjetra mijëra vota, kryesisht të LSI-së. Partia e Kryemadhit morri një deputet për rreth 25 mijë vota, kurse PS e PD i morrën me mesataraisht rreth dhjetë mijë të tilla.

Edhe konstalacioni i madh i partive të vogla e të reja të dala nga e djathta, që budallenjtë bolshevikë të PD-së i quanin tradhëtarë, i hoqën disa mijëra vota të tjera opozitës. Këto janë pjesë e arsyeve që e lanë sërish opozitën nën hijen e rëndë të Edi ramës, që maksimalizoi taktikisht çdo votë të partisë së tij. Strategjia e gabuar e PD-së deri në minutën e fundit përpara fillimit zyrtar të garës, për të mos folur për idiotësitë e tjera që e nxorrën nga sistemi, janë faji i Lulzim Bashës dhe i një sërë zërash të tjerë autoritarë publikë që gabuan në gjykim. Të yshtur nga urrejtja për të mohuar dhe të pandershëm për të pohuar, të gjithë bashkë ata bënë gabimin fillestar të mos kuptimit të thelbit të demokracisë: mohuan magjinë e votës.

Edi Rama, triumfues i 2021-it nuk ishte më i fortë apo më i frikshëm se Berisha humbës i 2013-ës. Dhe siç demonstrojnë edhe shifrat e dala nga kutitë, Edi Rama mund të ishte larguar me votë. Kritikët dhe kundërshtarët e PS-së, për të kompesuar dobësinë vetjake dhe frustrimin ndaj kryeministrit, arrogancën e tij e quajtën diktaturë. Në botën e lepurushëve, dhelpra ngjan luan dhe në jetën e balerinave, edhe çorapet mund të vrasin këmbën delikate të atyre që e njohin Shqipërinë vetëm nga syzet e cinizmit, e masin me metrin e interesit dhe besojnë atë që duan dhe jo atë që ekziston. Ata u vetësugjestionuan ditë mbas dite dhe mitizuan forcën dhe aftësinë e kundërshtarit, për të bërë më të pranueshme humbjen që e vetëpranonin përpara se të ndodhte.

LEXO EDHE:  Sot ndahen 65 milionë lekë për partitë politike/Sa do të marrin PS e PD

LEXO EDHE:  Talulant Balla: Lulzim Basha të japë llogari para drejtësisë

Kushtetutshmërisht duhet pritur edhe katër vjet të tjera për të pasur përballjen kombëtare elektorale, me kusht, që përtej aktorëve lokalë, të mos futet në mes edhe një aktor me “pasaportë” të dyfishtë, shqiptare dhe ndërkombëtare. Edhe pse ende shumë e largët si ide, edhe pse me shenja shumë të zbehta si paralajmërime, edhe pse pothuaj e paimagjinueshme për shkak të traditës së ngulitur të pandëshkueshmërisë, reforma në drejtësi mund të jetë instrumenti që ka më shumë shanse të ndryshojë skenën politike sesa vetë opozita zyrtare. Për ironi të fatit, ky është pikërisht instrumenti që vetë Basha, për shkak të konfliktit personal që ka me drejtësinë në vite, ka bërë sikur e ka pranuar, por e refuzon thelbësisht.

Eshtë e kuptueshme kriza në PD. Eshtë dramë kombëtare gjithashtu që institucioni i opozitës është në krizë. E humbur në zgjedhje kryesisht për mendtë e kokës, e mpirë nga narkoza paraelektorale që e nanuriste me ëndrra pushteti, e dërmuar nga perspektiva e një katërvjeçari tjetër në opozitë, edhe pse thotë gjithë ditën e Perëndisë të kundërtën e asaj që mendon, edhe pse e mallkon gjithë natën e Djallit, PD-ja është më afër se kurrë me Edi Ramën. Nën sindromën e Stokholmit, e marrë peng nga humbjet e saj të njëpasnjëshme, ajo ka nisur ta shohë Ramën jo si individin që i rreh dorë për dorë sa herë që vihet në lojë pushteti, por si tipin që ka në dorë të ndajë pushtet me ta. Dhe ky është paradoksi tjetër i kësaj historie.

Kushdo tjetër në PD, që në rast hipotetik do të hiqte hipotekën e Bashës nga PD-ja, do të ishte larg “projektit misterioz” të Ramës për bashkëpunim pa kufi më PD-në. Sot për sot, vetëm Lulzimi do të donte të ishte në vendin e Bashës, me shpresë se edhe çudia më e madhe se vetë çuditë, zgjat vetëm tre vjet. Më pas, viti i katër përpara zgjedhjeve, nuk kuptohet hiç sesi shket e rrjedh me shpresën se hera e pestë mund të jetë e vërteta. Selmani anonim gjeti të njëjtën grua në martesën e tij të dytë. Basha mund të verë kurrorë me kryeministrinë, në kryeministri, si kryeministër, edhe në tentativën e gjashtë. Nëse e merr me të qeshur, fati nuk është treguar i keq me të./ CNA.al

LEXO TE PLOTE