LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Lulzim Basha i jep vetes kurajo me profile fallco

20 Maj 2020, 08:01, Politikë CNA
Faktet/ Lulzim Basha i jep vetes kurajo me profile fallco

Ndodh edhe kështu, mund të duket e pabesueshme, por me Republikën e Re çfarë nuk do dëgjojmë!

CNA.al, kohë më parë ka publikuar disa shkrime për ekzistencën e një call center-i, një qendre e cila ndodhi në selinë e Republikës së Re ku disa dhjetëra të rinj punonin me orare part time dhe paguheshin.
Ata punonin si sharësa me pagesë në fakt quheshin si grupe që bënin njoftimet e strukturave por nëpërmjet profileve fallco ata sulmonin personazhe të rëndësishme politike të Partisë Demokratike të asaj kohe, mënjëherë pas daljes së PD në opozitë në vitin 2013.

Lulzim Basha duket se ndihej i riskuar dhe disa personalitete po i bënin hije, kërkonte largimin e tyre me çdo kusht, por për ta bërë këtë me sa më pak kosto, më parë duhet tju prishte imazhin në rrjete sociale.
Me profile fallco, me lajme të rreme, këtë e bënte nga godina e Republikës së Re. Lulzim Basha sulmonte Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, Ridvan Boden, Astrit Patozin e dhjetëra të tjerë.

Më pas sulmonte edhe ata që e kritikonin, Grida Dumën, Salianjin e shumë e shumë nga personazhet politike të PD-së përfshi këtu edhe sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani apo nënkryetarët Paloka e Spaho, me dhjetëra raste edhe personazhe të tjera të rëndësishme publike dhe poltike të PD.

Të gjithë sulmoheshin, intimidoheshin, akuzoheshin, dhe shpifnin kundrejt tyre me profile te rreme, me fakte false, thjeshte dhe vetëm për të krijuar një frymë negative ndaj tyre. Por, këto profile fallco përdoreshin edhe për të tjera punë. Së fundi është zbuluar se, Lulzim Basha ato që gënjen i beson edhe vetë më pas. Tani ka filluar që këto profile t?i përdorë për t?i dhënë vetes kurajo.

CNA.al ka bërë një vëzhgim në disa raste dhe ne po sjellim më të fundit, atë të ndodhur këtë fundjavë tek emisioni ?Kjo Javë? me Nisida Tufën në televizionin News 24.
Ne kemi bërë një vëzhgim të thjeshtë, kemi marrë disa nga profilet të cilat flasin pro Lulzim Bashës dhe i japin kurajo, por kuptohet gjuha e tyre, japin një naivitet nga mënyra e të shprehurit, një lloj militantizmi ekstrem.

Bie në sy se shumica e profileve janë profile shumë të rinj, ku Lulzim Basha kërkon shpesh të atashohet pas të rinjvë si shpresa e Shqipërisë.
Ne i verifikuam këto profile, disa i bëmë ?friend? me profile të tjera, disa i vëzhguam dhe çfarë rezultoi: Shumica e tyre janë profile fallco. Pra e njëjta strategji, dje përdoreshin si sharje ndërsa sot përveç sharjes i është dhënë edhe detyra që të mbështesin dhe t?i japin gjojan kurajo kryetarit të opozitës Lulzim Basha për të bërë të mundur që në rrjetet sociale të krijohet ideja se Luli po mbështetet nga të rinjtë. Rotacioni është i sigurt, i garantuar dhe se Basha është shpresa e Shqipërisë dhe e ardhmja e vendit.

Në fakt, ato janë të gjitha profile fallco, shumë prej tyre shkruajnë gjëra qesharake dhe Luli mesa duket ka vendosur që t?i japë kurajo vetes duke shpresuar se do të rrisë votat dhe do të rregullojë imazhin e tij me komente të cilat nuk vlejnë për asgjë.
Më shumë sesa komentet fallco edhe njëherë tregohet se call center-i i sharësave është kthyer në detyrë, por herë sulmojnë dhe akuzojnë mediat kritike drejt Lulzim Bashës por që kanë një porfil të thellë të djathtë, më pas sulmojnë dhe akuzojnë ata që flasin kundër Lulzim Bashës.

Ata që janë brenda PD-së dhe më tej përdoren në faqe dhe profile të ndryshme të kundërshtarëve politikë apo në fund për t?i dhënë kurajo Lulit për tu zgjuar dhe për të besuar se ai është kryeministri i vërtetë i këtij vendi.
Në fakt, të gjithë e dinë kush është Lulzim Basha, të gjithë e dinë sa vlen Lulzim Basha i cili paska katandisur me profile fallco t?i japë krajo vetes./CNA.al

Lajmet e fundit nga