LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha, në çadër apo në zgjedhje

5 Maj 2017, 12:46, Aktualitet CNA
Basha, në çadër apo në zgjedhje

Opozita është në afër 80 ditë protestë, një qëndresë ndoshta më e madhja historike, pavarësisht numrit të personave që qëndrojnë në cadër, i cili sa vjen e ulet, por çadra deri tani ka fituar jo pak.

Së pari, ka pasur në tavolinë dy oferta, një të majme dhe një jo të dobët, atë të McAllister dhe atë të fundit të Ramës.

Çadra uli në tavolinë Bashën dhe Ramën dhe e rifaktorizoi fort Lulzim Bashën si kreun e Partisë Demokratike me gjithë daljet e fundit të Sali Berishës dhe qëndrimet e tij në lidhje me situatën.
Nga ana tjetër, çadra hëngri kokën e katër ministrave, dy prej të cilëve nga më të akuzuarit në katër vite prej opozitës. Çadra çoi në një furtunë të madhe në Policinë e Shtetit, e cila pësoi ndryshime rrënjësore nga qendra në drejtoritë e qarqeve.

Çadra fitoi vëmendjen e ndërkombëtarëve, bëri të mundur që faktori ndërkombëtar të shikonte ndryshe apo të kishte një tjetër qasje ndaj denoncimeve të opzoitës në lidhje me drogën dhe kriminalizimin e shoqërisë.

Çadra megjithëse mund ta ketë lodhur shumë Lulzim Bashën, fillimisht vendosi me shpatulla pas murit edhe kryeministrin. Ky i fundit me disa lëvizje të menjëhershme neutralizoi Ilir Metën, si problameatikë që mund t?i jepte oksigjen çadrës. Dhe këtu është momenti kur fitoret e Bashës dhe çadrës fillojnë dhe veniten, sepse tani gjithçka është në negociata politike. Disa lëvizje të PD kanë qenë të vonuara.

Qëndresa në çadër është njëri vendim. Dhe vendimi tjetër është dalja prej saj. Tani ndoshta është vonë për të dalë nga çadra, por me gjithë fitoret e mësipërme çadra është shumë e lodhur. Opozita është totalisht e papërgatitur dhe shumë e stërmunduar për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe këtë Lulim Basha e di shumë mirë, prandaj dhe Edi Rama nuk do të shtyjë datën e zgjedhjeve për t?i dhënë një shans që PD të riorganizohet.

Dy janë alternativat: në çadër ose në zgejdhje! Rrugë të tretë PD nuk ka. Çadra ka shumë fitore, por tani po sjell humbje. Zgjedhjet mund të jenë të humbura, por mund të sjellin edhe ato shumë fitore. Kreu i PD tani ndodhet në një udhëkryq, që vjen nga fryma e militantëve, që kërkojnë bojkot, çka e tremb Lulzim Bashën se mund të ishte fundi i tij politik, në rast se do të hynte në zgjedhje pa një qeveri teknike dhe do t?i humbte keqazi ato.

Ana tjetër është të qëndrojë në çadër, të vazhdojë bojkotin, por edhe kjo duket të jetë një rrugë pa krye, sepse mospjesëmarrja në zgjedhje i jep PD një kosto mjaft të lartë, që fillon nga humbja e komisionerëve në qendra votimi, numërimi, përfaqësimi në KQZ, e me radhë.

Ndoshta Basha është në momentin më të vështirë të krrierës së tij politike, që në fakt do të ishte një fitore e madhe për të në rast se do ta kapërcente. Ai është në momenti kur duhet të llogarisë mirë gjithçka, çka bërë mirë e çka bërë keq. Fatkeqësisht në PD ai s?ka staf, ekip, s?ka elitë që të këshillohet, sepse ka mbledhur rreth vetes një tufë me të paaftë. Tani vetëm përplas kokën te Berisha me shpresën se ky i fundit me eksperiencën e tij do t?i japë zgjidhje problemit të Bashës, por është e vështirë të ketë zgjidhje Berisha për Lulzim Bashën. Në momentin aktual duhet të jetë Basha që të zgjidhë ekuacionin. Zgjidhja Berisha për Bashën mund të ishte një zgjidhje më e gabuar, se sa zgjdhja e Bashës për Bashën. Kreu demokrat nuk ka më kohë, ai duhet të vendosë në çadër, në një betejë si ajo e këtyre 80 ditëve, apo në zgjedhje dhe fushatë, një betejë ku dhe mund të humbë keqazi, por të paraqesë të paktën një ekip, të marrë emërtimin si opozitë zyrtare dhe të rifillojë aksionin e tij. Ndoshta aty ku duhet ta fillonte 4 vite më parë, tek organizimi i PD dhe te një betejë e fortë dhe e pandalshme me kundërshtarët, përfshi dhe Ilir metën, dhe jo duke trajtuar njërin të nënës dhe tjetrin të njerkës. Kundërshtarët politikë trajtohen njëlloj, Rama dhe Meta janë një dhe çadra ja dha Lulzim bashës mundësinë ta kuptonte këtë./CityNews

Lajmet e fundit nga