Connect with Us

Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

Politikë

Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Ramën dhe Bashën/ Imponimi i “dy të këqijave” është vrasje

Mjaftoi një vizitë e ambasadorit Borchardt në selinë e Partisë Demokratike, dy ditë më parë. Një takim formal me aleatët, për gjoja konsensualizim për një takim në tavolinë për Reformën Zgjedhore dhe dy fjalë nga ambasada e SHBA-ve, për të kuptuar se Lulzim Basha tashmë i kishte tradhëtuar demokratët.

Kreu i Republikës së re, njeriu i cili prej gjashtë muajsh ka tërhequr zvarrë Partinë Demokratike, ka bërë tradhëtinë e radhës. Ka mbyllur një marrëveshje, për të cilën tashmë duhet të presim të shohim detajet.

Në fakt, tradhëtia është e dyanëshme. Njëra për demokratët dhe nga ana tjetër për ndërkombëtarët.

avokati zbulon marreveshjen

Tradhëtia për demokratët është marrëveshja e fshehtë, në heshtje dhe e panjohur nga palët. Pa transparencë, ashtu si në 17 maj. Por, e mbyllur në negociata nga palë të treta, për çka do lëshojë qeveria apo mazhoranca socialiste ndaj opozitës dhe kushtet që do vërë Luli, apo qëndresa dhe loja që do bëjë, se gjoja nuk pranon të ulet me Ramën në tryezë dhe në fund do dalë me argumentin se nuk kishte zgjidhje tjetër. Ishin ndërkombëtarët ata që e ulën. Ashtu siç tha për 17 majin e 2017-ës.

Më tej, tradhëtia është për ndërkombëtarët. Për ata që i priti çdo ditë në zyrë dhe iu tha se nuk do të ulej kurrë në tavolinë me Ramën.

Për ata qindra zyrtarë që e telefounuan dhe e këshilluan që të kthehej në brazë, të mos digjte mandatet, të mos i vinte zjarrin Shqipërisë. Mos krijonte dhunë e terror në rrugë, të hynte në zgjedhje, të respektonte rregullat e lojës dhe Kushtetutën e vendit.

Por, këtë herë, pasi iu mblodhën “këmbët në një këpucë”, Luli i tradhëtoi të gjithë.

Demokratët i tradhëtoi pasi ata sërish i dhanë besën dhe e vunë në krye që t’i udhëhiqte deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Iu tha se nuk kishte më asnjë hap pas. Do të digjeshin mandatet dhe do të protestonte çdo ditë deri në largimin e Edi Ramës. U shpreh publikisht se “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka zgjedhje pa një qeveri tranzitore, që të garantojë votën e lirë”.

dhune ne proteste

Këto i tha në shumë e shumë protesta. I tha në shumë mitingje. Edhe gjithashtu shkoi deri aty sa kërcënoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvilloheshin. Por, do të digjte çdo qendër votimi.

U tërhoq si një lepur. Asgjë nuk ndodhi. Zgjedhjet u mbajtën. Edi Rama vazhdon te jetë në detyrë kryeministër dhe për më tepër, dje shkoi në SHBA dhe bëri një foto me presidentin Trump, kurse Luli u gëzua me dy fjalët e thëna nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për lidershipin e tij.

Por, tradhëtinë e 2017-ës, askush nuk ka për t’ia harruar Bashës. Askush nuk ka për t’ia harruar as të 2019-ës, që i tërhoqi njerëzit për gjashtë muaj zvarrë rrugëve, i mbyti në flakë dhe në gaz. Çfarë nuk bëri dhe tani shkoi në krah të Edi Ramës. Shkoi dhe u ul dje në tryezë.

Bëri atë që i kanë thënë kritikët e tij muaj e muaj më parë. Bëri atë që i kanë thënë njerëzit që vërtetë e kanë dashur PD-në. Se ajo vërtetë ka nevojë për hapje, ajo ka nevojë për ide si forcë politike. Ka nevojë të jetë në sistem e të jetë një alternativë, dhe jo të dalë nga sistemi dhe në rrugë pa krye, ashtu siç bëri me çadrën.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Ftoj mazhorancën në dialog për zgjidhje të standartit evropian

E sërish, fajtori dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është Luli. Por, ai nuk e vret mendjen. Mjafton të tradhëtojë, të shkojë në krah të Edi Ramës. Herën e parë ishte për 16 milion eurot për vjehrrin, ndërsa këtë radhë nuk dimë sa million euro do jetë. Por, këtë herë do duhet të presim të mësojmë sa është shuma apo të dalin detajet e marrëveshjes dhe “dashurisë” së Rilindur të Republikës së re.

Lulzim Basha ka firmosur kapitullimin pa kushte, jo sepse shkoi në tryezë, por sepse tradhëtoi. Sepse ende nuk ka treguar çfarë ka firmosur, dhe çfarë pazari ka bërë. Ende nuk ka bërë transparencën e së vërtetës.

Ndoshta duke iu thënë demokratëve të vërtetën përballë, se po do të ulem në tryezë, dhe marrëveshja do të jetë e hapur, me zë dhe figurë, për t’u respektuar nga të gjithë, dikush edhe mund ta besonte. Por, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka për ta bërë këtë.

Ai që thoshte se qeveria kishte rënë, se Rama kishte rënë. Refren që e përsëriti disa herë. Njeriu që pak javë më parë na tha se në shtator do ndizej me protesta. Pas dy ditësh muaji shtator mbyllet dhe ndërkohë nuk pamë asnjë protestë.

Për tetorin nuk ka paralajmëruar asgjë. Për më tepër, dje u ul në tryezë.

Pra, ajo që ka bërë Luli nuk është asgjë tjetër, veçse tradhëtia e radhës dhe kjo është më e dhimbshme se e para, sepse kaloi jo në një çadër, porn ë një protestë, në një përplasje, në dhunë, në flakë e zjarr dhe gaz lotsjellës.

Tani s’na ka ngelur gjë tjetër , thjeshtë të mësojmë ditë pas dite detajet, pasi Luli po e shikojmë shumë më të ndryshëm, shumë më të zbutur dhe vetëm po krijon retorika politike, duke thënë se duhet të ulet apo s’duhet të ulet me garant ndërkombëtar në tavolinë, se të tjera i harroi.

E harroi Edi Ramën kryeministër, e harroi që nuk do ulej kurrë në tavolinë, e harroi që nuk do të kishte kurrë kthim pas, qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e parakoshme po ashtu i harroi, dhe i vetmi hall që ka është që ta bëjë vetë publike marrëveshjen me Ramën, por me ndërkombëtarët si garanci, pa pasur palë të treta për Kodin Zgjedhor, duke përjashtuar kështu opozitën parlamentare.

Duket se do ta ketë të vështirë. Ndoshta me Ramën, mund ta zgjidhë hallin, por atje brenda PD-së ka ende disa burra, disa militant, disa gra, disa njerëz që duhet të shkojnë dhe t’ia fusin me shpullë surratit, për atë që iu bëri për gjashtë muaj demokratëve dhe t’i kërkojnë të dorëhiqet një orë e më parë dhe PD-ja të hyjë në një process zgjedhjesh, bashkimi, për tu udhëhequr, për të shkuar drejt fitores, dhe për të rrëzuar Edi Ramën nga posti i kryeministrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“60% e delegatëve kanë firmosur për një teke raki”/ Himçi ‘degjeneron’ Bardhin: Do ta japim dopje me 11 në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vazhdon të fyejë me fjalor të padenjë anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Në një prej daljeve të fundit në media, Bardhi ka deklaruar se 60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, e kanë firmosur për shkak se iu është thënë se të kemi bërë nder kur PD ishte në pushtet, me vende pune apo pozicione drejtuese.



“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege që është bashkuar me lëvizjen e Berishës në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor këtu…“, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Ramën/ Ja cfarë thoshte Konica 120 vjet më parë

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Gerti Bogdanit/ Ja kush e zëvendëson

Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi.

Duke iu përgjigjur Bardhit,me ironi ai shkruan: O deputet! Hajde takoje vetë partinë e kap noi teke!Ose na prit në Tiranë me 11, se do ta japim dopje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.



Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  Ju palçin sytë nëse s’ju pëlqen fasada!/ Basha: Po bëhen grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Gerti Bogdanit/ Ja kush e zëvendëson

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja e Berishës në SHBA/ Ky është përfaqësuesi i Republikanëve që do marrë pjesë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do t’i bashkohet lidhjes virtuale të Berishës.

Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në Neë Jersey, në adresën që vijon:

Marriott Hotel



LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Ftoj mazhorancën në dialog për zgjidhje të standartit evropian

LEXO EDHE:  Rama thërret në zyrë inxhinieren Bozdo/ Kryeministri i kërkon ndihmë: Do ishte shumë pozitive

138 Neë Pehle Avenue,

Saddle Brook, Neë Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

#DiasporaFlet”, shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE