LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja me Greqinë/ Zbulohet pse hesht Lulzim Basha

19 Tetor 2018, 12:41, Aktualitet CNA
Marrëveshja me Greqinë/ Zbulohet pse hesht Lulzim Basha

Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë dorëheqjen për shkak të një përplasjeje me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos, në lidhje me marrëveshjen e Prespës.

Mediat greke shkruajnë se gjatë takimit të kabinetit të së martës, Kammenos e akuzoi Kotziasin për keq menaxhimin e fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe se është një njeri i financuar nga miliarderi amerikan George Soros, gjë që ka çuar edhe në dorëheqjen e Kotzias.

Por, Kotzias, ishte njeriu i cili është marrë drejtpërdrejt edhe me negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, një çështje për të cilën ka pasur jo pak diskutime dhe akuza.

Në lidhje me marrëveshjen për detin ka pasur mjaft akuza dhe kritika ndaj qeverisë shqiptare, por çuditërisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me këtë çështje ka heshtur.

Ashtu si ne të CNA.al e kemi raportuar edhe më parë, nga PD zyrtare nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë çështje. I vetmi që ka reaguar fort dhe me tonë mjaft të larta është ish-kryeministri Sali Berisha.

Por, ka edhe një detaj tjetër. Lulzim Basha është personi, i cili në cilësinë e ministrit të Jashtëm, në vitin 2009 ka firmosur marrëveshjen me Greqinë me ish-kryeministrin grek, Konstantinos Karamanlis, dhe ish-ministren e Jashtme, Dora Bakojanis.

Nga ana tjetër kryemisntri Shqiptar Edi Rama jo pak herë është akuzuar dhe madje e provuar me fakte se është njeriu i Soros, fakt ky i pranuar edhe nga vetë Rama, megjithëse në opinionin publik nuk e pranon se ka qëndrime të njëjta.

Por, çfarë ndodh?

Ndërkohë që Rama akuzohet si njeriu i Soros, Kotzias po ashtu akuzohet si njeriu i Soros, Basha hesht për marrëveshjen e detit. Pra, mesa duket edhe Lulzim Basha është njeriu i Soros, dhe për këtë arsye nuk flet por hesht, sepse gojën e ka të mbyllur nga Soros.

Po ashtu, Basha nuk ka reaguar as në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pas së cilës thuhet se fshihet dora e Soros. Edhe në lidhje me këtë çështje Basha ka heshtur, ndërkohë që duhet të bënte minimalisht një koment, si një ish-ministër.

Por, duke qënë se pas këtyre çështjeve fshihet Soros dhe Basha po ashtu është njëriu i Soros, e ka gojën të kyçur./CNA.al

Lajmet e fundit nga