
SPAK has started investigations regarding the incinerator of Tirana, what is called the granting of a concession for the construction of the landfill, the incinerator and the rehabilitation of the existing landfills in Tirana.
A proceeding that, according to the official data that CNA has provided from SPAK, is still in the investigation phase.
Ky hetim është regjistruar në 22 tetor të vitit 2020 dhe mban numrin e procedimit penal 255. Sipas të dhënave zyrtare nga SPAK, veprat penale për të cilat po hetohet janë nenet 248 të Kodit Penal që përfshin shpërdorimin e detyrës, neni 258 që përfshin shkeljen e barazisë për pjesëmarrje në tendera apo në ankande publike si dhe neni 287, i cili përfshin pastrimin e produkteve të veprës penale dhe kriminale.

Pas hetimit të dy skandaleve korruptive të inceneratorëve siç është Elbasani dhe Fieri. I pari qëndron gjithmonë në remont dhe nuk punon dhe ka një kosto mjaft të lartë. Ai i dyti në Fier që është ende jashtë funksionit . Ndërtimi i inceneratorit të Tiranës dhe venddepozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës ishin procesi i tretë i qeverisë shqiptare.
Ky i treti me një procedurë krejt tjetër. Një koncension 30-vjeçar ku kompania koncensionare duhet të investonte 120 milionë euro.
Në fakt nga të dhënat që ka mundur të sigurojë CNA, kjo shifër nuk ka ekzistuar në letra, pra, nuk ka pasur kompania vlera të tilla gjendje bankare për të filluar investimin.
Në mars të 2023-shit ende nuk ka incenerator pas gati 6 vitesh së firmosjes së kontratës koncensionare. Firma sipas kontratës ka pasur detyrimet e saj për investimet.

Gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar u justifikua nga administratorja Arjola Kodra se nuk ishin zhvilluar dhe ishin vonuar punimet për faktin se leja e ndërtimit ishte zbardhur me vonesë në fund të vitit 2019.
Por nga ana tjetër Kodra duket se ka gënjyer Komisionin Hetimor, e cila në fakt duhet të jetë një tjetër vepër penale që duhet të rëndojë mbi ish-administratoren e landfillit të Sharrës, sepse para vitit 2019, kompania “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka dhe kontratën koncensionare për inceneratorin dhe landfillin e Tiranës, kishte kredituar TVSH te vipat në Tatime që do të thotë që ka punuar, ka kryer punime dhe kjo është mjaft e thjeshtë.
Ose është ndërtuar pa leje ose leja nuk është dhënë, të dyja nuk qëndrojnë. Por në të dyja rastet ka vepër penale, ka pasoja, ka përgjegjësi lirgjore për shkak se nga krahu tjetër, kompania e adminsitrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Sharës, ka marrë të paktën deri në fund të vitit 2022, rreth 50 milionë dollarë vetëm nga shteti shqiptar, nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.
Kryesisht nga transferta e pakushtëzuar, e cila është gati 10 milionë dollarë në vit për përpunimin e mbetjeve me një kosto 29 euro/ton. Ndërkohë që incenerator në Tiranë, pra në landfillin e Sharrës, nuk ekziston.
CNA duke investiguar këtë rast skandali korruptiv ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, disa prej të cilëve ndodhen në burg, të tjerë kërkohen të arrestohen ka mundur të publikojë edhe dokumente se si jo vetëm korrupsioni me zyrtarë të lartë, me biznese, por dhe me media të blera që paguheshin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Shteti paguante inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe kompania këto para i merr dhe i shëprndan për propagandë në media ku më kryesorja është “Top Media”, pra “Top Channel”, pronarët e së cilës janë në ortakëri të plotë me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, njerëzit kryesorë të inceneratorëve ku kompania mëmë në Holandë e inceneratorit të Tiranës fillimisht ka pasur drejtues të saj Klodian Zoton dhe Ernesto Granellin, i cili shfaqet dhe tek inceneratori i Fierit me 30%.
Granelli së bashku me bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, kanë pasur një tjetër kompani që quhej “Er One”. E gjithë skema është e qartë. Në Tiranë SPAK-u tashmë po heton prej tri vitesh në lidhje me një aferë korruptive pasi veprat penale janë Shpërdorim i Detyrës, Shkelje e barazisë në tendera dhe pastrimi i produkteve të veprës penale kriminale.
Elbasani dhe Fieri janë mbyllur. Tirana është ende në proces. Janë shumë emra, shumë dosje. Zyrtarë të lartë të shtetit të përfshirë, individë, media dhe kjo e fundit nuk mund të shpëtojë pa u hetuar.

Ortakët e kompanive të inceneratorëve nuk mund të shpëtojnë. Kurrsesi nuk mund të shpëtojnë nga hetimi milionat e eurove të marra nga Vjollca Hoxha dhe trashëgimtaret e “Top Channel”.
Nuk mund të shpëtojë nga hetimet pse mori qindra mijëra euro Irfan Hysenbelliu, ndërkohë që ka një kontratë për të heshtur. Pse ka marrë qindra mijëra euro Karlo Bolino, i cili është paguar nga inceneratorët. Ka reaguar dhe ka thënë se këto janë para të marra për reklama.
Në fakt ka bërë propagandë dhe ka përdorur paratë e inceneratorëve për të shtuar dozën politike gjatë zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjetër janë me qindra e qindra fakte të tjera, të cilat nga dyshime po kthehen në dokumente për SPAK-un, që provojnë se ndodhemi përballë një skandali, një afere korruptive, ku me letra fiktive është gënjyer shteti shqiptar dhe prej 5-6 vitesh shfrytëzohet një landfill duke mundur të sigurojnë dhjetëra milionë euro.
Siç e përmendëm më lart, janë vetëm nga shteti shqiptar të paktën 50 milionë euro në 5 vite nga transferta e pakushtëzuar, pa futur këtu milionat e eurove që kompania, e cila ka në administrim landfillin e Sharrës dhe që duhet të ndërtonte inceneratorin dhe që nuk e ka ndërtuar, ka marrë nga subjektet private apo fitimet e tjera që vijnë nga përdorimi i këtij landfilli.
Afera e inceneratorit të Tiranës ka shumë emra. Një nga ish-aksionerët dhe ish-administrator, Giuseppe Caffaglione, i shpallur në kërkim, i cili njihet si një nga miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Mirel Mërtirit, të cilit CNA së fundi i ka publikuar dokumentin që tregon se është bërë rezident në Holandë.


Edhe pse është person i shpallur në kërkim dhe kompania mëmë në Holandë, mesa duket një nga aksionerët e ka në kërkim, gjithashtu një nga bashkëpunëtorët apo "trurin e inceneratorëve", siç e quan SPAK, e ka pajisur me rezidencë në Holandë, ndërkohë që ky i fundit ka qenë në arrati i kërkuar nga SPAK-u dhe policia shqiptare në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku ende nuk ka përfunduar gjykimi por Prokuroria ka mundur të zbardhë dhe të çojë para drejtësisë një sërë zyrtarësh të lartë dhe individë të përfshirë në këtë skandal.
Ndërsa për Tiranën ende pritet që të zbardhet gjtihçka. Deri tani ajo që është provuar është arrestimi i Alqi Bllakos për shkak se babai i tij punonte në landfillin e Tiranës dhe është paguar qindra mijëra euro nga kompania koncensionare./ CNA.al
The former chairman, the serial loser of the Democrati...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në festimet që po ...
The Chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has wish...
The Municipality of Tirana has announced that the traf...
The Minister of Finance, Delina Ibrahimaj, announced a...
Today the development strategy of Tirana in the next 5...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si “truri i incene...
Call center companies linked to a former high-ranking Alba...
Prime Minister Edi Rama has published some images showing ...
Artur Meçollari stated that the privatization of the Limio...
A project started in Durrës, a project related to an inves...
The Municipality of Tirana announces that the traffic dive...
Mirel Mërtiri, named by SPAK as the mastermind of the inci...
The head of PAA, Agron Duka, reacted strongly after th...
The owner of several media outlets, who calls himself ...
Prime Minister Edi Rama will pay a visit to Athens, Gr...
Following the project "Adaptation of agriculture as a ...
President Bajram Begaj has published photos with his b...
Rama vs. Top Channel Prime Minister Edi Rama, in a po...
Prime Minister Edi Rama announced that 164,000 childre...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...