web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irfan Hysenbelliu does not pay taxes/ Seeks to avoid millions of euros from the state

2023-03-12 14:40:00, Aktualitet CNA
Irfan Hysenbelliu does not pay taxes/ Seeks to avoid millions of euros from the
Irfan Hysenbelliu

The owner of several media outlets, who calls himself the "Albanian Berlusconi", Irfan Hysenbelliu, continues to owe millions of euros to the Albanian state from his businesses.

He has several related activities, such as "Birra Korça", "Birra Tirana", or construction and hotel activities, but he mainly supports these through the propaganda he carries out in his media.

Irfan Hysenbelliu does not pay taxes/ Seeks to avoid millions of euros from the
Illustrative photo

Of course, he uses the media to advertise his jobs and businesses, and on the other hand, he "protects" these businesses, so that they don't have problems with the state, especially not paying taxes or developing fiscal evasion.

Vetëm në tre subjekte miliona euro detyrime ndaj shtetit

CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumente se si “Birra Korça” kishte miliona euro detyrime. “Birra Tirana” gjithashtu ka miliona euro detyrime. Gjoba dhe evazion fiskal.

Për më tepër, Irfan Hysenbelliu nuk mori pjesë në “Festën e Birrës” në Korçë nga frika se mos kapej “i gjallë” duke bërë evazion fiskal.

CNA.al gjithashtu ka treguar se si dhe firma tjetër subjekti tjetër, “Albecorp” kishte miliona detyrime në shtet.

Vetëm këto tri subjekte kishin rreth 8 milionë euro. E ndërkaq, Irfani shkon në ishuj ekzotikë me familjen e tij. Ka një jetë luksoze, por taksat shtetit nuk do t’ia paguajë. Irfan Hysenbelliu sulmon zyrtarët e shtetit ministra, tatime, dogana, por nga ana tjetër, ai reciton për Erion Veliajn sepse ai i ka firmosur lejet e pallateve, por jo vetëm kaq, i sulmon që të mos paguajë taksat.

Ifran Hysenbelliu, 120 çështje gjyqësore me shtetin shqiptar

Ka me dhjetëra e dhjetëra procese gjyqësore. Sipas të dhënave dyshohet se janë afërsisht 120 gjyqe me shtetin shqiptar, penale, civile e të tjerë.

Pra pronar mediash për të mos paguar taksat. Pronar mediash në luftë me shtetin, jo për të bërë opozitë, për të bërë oponencë, për të qenë zëri i qytetarëve, jo.

Sulmi ndaj institucioneve. 

Opozitën e bën kur i preken interesat e tij. Po i çoi një shkresë një institucion ai e sulmon. Kështu ka ndodhur me Tatimet me Inspektoriatin e Ndërtimit, me ministra dhe kjo është e përsëritur që në kohën e PD-së. Tani në kohën e socialistëve nuk guxon të flasë për Erion Veliajn dhe për “babain e tij shpirtëror politik”, Ilir Metën.

Irfan Hysenbelliu nuk është një biznesmen i zakonshëm. Është një njeri që ka në pronësi media dhe kërkon t’i përdorë ato kundër institucioneve të shtetit për të mos paguar taksat.

Kështu ia ka arritur deri më tani sa t’i akumulojë shtetit një borxh prej dhjetëra miliona eurosh dhe për këtë, kuptohet, përgjegjësit e parë janë zyrtarët që kanë lejuar Irfan Hysenbelliun të akumulojë borxhe të tilla të frikshme dhe më pas të përdorë mediat e tij për t’i sulmuar institucionet, të cilat kërkojnë të mbledhin taksat dhe detyrimet që i paguajnë qytetarët e varfër të Shqipërisë, por Irfani nuk do t’i paguajë milionat e eurove që i ka si detyrim ndaj shtetit shqiptar./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga