web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit”/ Rama për pensionistët: Nuk harrojmë premtimin

2023-03-14 11:01:00, Aktualitet CNA
“E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit”/ Rama për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në festimet që po zhvillohen në qytetin e Elbasanit, në kuadër të Ditës së Verës.

Kryeministri uroi të gjithë qytetarët për festën ndërsa u shpreh se nuk ka harruar premtimin për pensionistët, për t’iu dhënë një tjetër mbështetje financiare. 

 “Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë”, tha Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga