"Note to those who think there is still environmentalism in the protest"/ Rama responds to commentators
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...

Lulzim Basha, njeriu që drejtoi opozitën për gati 9 vite është zhdukur nga skena.
Prej disa javësh nuk po flet për asgjë, as për ngjarje të mëdha siç ishte ajo e Himarës, ku një vogëlushe 7 vjeç humbi jetën e goditur nga skafi i drejtur nga një polic, i cili me koburen e tij në brez çante kordonet e sigurisë.
Por Lulzim Basha nuk mund të harrohet pasi duhet të fshihen 8 vite të opozitës, 8 vite skandale, pa folur edhe 8 vite të pushtetit të ish kryeministrit Berisha ku të gjitha skandalet fillojnë dhe mbarojnë atje ku ishte Lulzim Basha.
Kush e solli Lulzim Bashën?

Ka shumë teori, e solli Soros, e solli vajza e doktorit, pasi e kishte pasur koleg në Kosovë, e solli vetë Berisha e të tjera si këto.
Në fakt ngado që ta rrotullosh, karriera, mënyra sesi u ngrit në KOP dhe ministritë që drejtoi tregojnë qartazi se Lulzim Basha ka vetëm një person tek i cili kur thua, është ai që e solli, nuk ka më asnjë diskutim.
E vuri ministër transportesh, ku plasi skandali me "Rrugën e kombit", qindra miliona euro.

E vuri ministër të Jashtëm, plasi skandali me ujërat territorial të Greqisë.

Edhe sikur të jetë marrëveshja më e mirë, siç pretendohet nga ish kryeministri Berisha, gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe flasim për Kushtetuesen në kohën e doktorit e cila nuk ishte akuzuar kurrë ndonjëherë se kishte mbështetjen e së majtës apo ishte e drejtuar nga eksponentë të së majtës.
Më pas Ministër i Brendshëm, me ngjarjen e 21 janarit, me 4 të vrarë në Bulevard e dhjetëra të plagosur. Personi quhet Lulzim Basha dhe në të gjitha këto poste e emëroi Sali Berisha.

Në 2013, vetë Berisha e zgjedh kryetar të Partisë Demokratike.
Partia DemokRatike dhe baza e saj ishte me Sokol Olldashin, ashtu siç ka thënë edhe vetë doktori. Ndërhyrja e tij në garë e solli Lulin e për këtë Berisha ka kërkuar ndjesë.
Po, Luli humbi në 2015 zgjedhjet lokale, nuk hyri në reformën territoriale, u mbështet nga doktori.
Në 2017 humbi zgjedhjet parlamentare, goditi senatorët e PD, sërish u mbështet nga doktori.
Në 2019, grisi mandatet.

Në atë kohë Berisha për të qenë të vërtetë deri në fund, ka qenë kundër dhe ka thënë kjo është një rrugë pa krye, por Luli i dogji mandatet dhe Berisha e respektoi vendimin e Lulit.
Në 2021 Luli humbi zgjedhjet pasi gjithë kohës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i Edi Ramës.
Sërish Lulzim Basha pati mbështetjen e doktorit, kur u akuzua nga demokratët për humbjen e zgjedhjeve, Berisha e mbështeti.
Luli deklaroi “beteja tani ka filluar” dhe vërtet në atë moment filloi beteja.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën, më pas Berisha e hoqi nga kryetar të PD-së me një proces të gjatë i cili u mbyll në 6 mars por, jo me pak pasoja sepse në 8 janar vetë demorkatët në krah të Sali Berishës shkuan dhe u përplasën me Lulzim Bashën në selinë e PD, ku u përballën më gurët, shkopinjtë e gomës, drunjtë dhe gazin losjellës së policisë së shtetit që hyri në mbrojtje të Lulit. Kjo është historia kush e solli, kush e mbajti dhe kush e përcolli Lulzim Bashën.
Të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë peshë.
Njeriu që e solli Lulzim Bashën, që e mbajti Lulzim Bashën dhe që e përcolli atë quhet Sali Berisha.

Kush ka të drejtë në këtë histori Luli apo Saliu kjo nuk ka më rëndësi.
Fakti është që Lulzim Basha u mbështet nga Saliu edhe me skandalet e pushtetit dhe skandalet e opozitës. Në fund Luli doli miliarder, doktori doli “non grata”.
Tani ka ngelur për të parë sa do zgjasë agonia e Lulzim Bashës dhe ku do e çojë Sali Berisha Partinë Demokratike, të vrarë, të copëtuar me dhjetëra beteja të humbura, por edhe të lodhur nga vetë “non grata” e doktorit./CNA.al
The former member of the DP National Council, Edvin Kullur...
Gjatë tryezës për energjinë, kryetari i PD-së Sali Ber...
Florion Mima, in the conversation with the specialists...
The member of the Presidency of the Democratic Party E...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, is...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
A few days ago, the foreign media published the report...
After the cyber attack on the online services system i...
DP MP Dashnor Sula has reacted to the increase in food...
Minister Niko Peleshi has informed the citizens about ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, addres...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë me disa kërkesa sot dre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në nëj deklaratë për media, ka ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has reacted ...
Democratic MP Belind Kelliçi has revealed today with a...
The former chairman of the CEC, Klement Zguri, will be...
The head of the DP Sali Berisha has called to participate ...
The Democratic Women's League of Albania (LDGSH) organ...
Gazetari Mentor Kikia, ka renditur disa pika ku tregon...
The DASH report has shown once again that corruption i...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
The Chairman of the Central Election Commission, Kreshnik ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...