web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha katandiset pa komisionerë/ Ish-ministri i numëron “bëmat”: Boll bërë kodoshin, hap rrugë

6 Mars 2022, 10:00, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmeve të raportuara në media, ku duket se Lulzim Basha nuk ka gjetur as komisionerë në disa bashki.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani numëron ?bëmat? e Bashës, ndërsa thekson ?katandisesh kur partinë e mban për vulë në shërbim të pushtetit dhe të përfitimeve private?.

Më tej, ai thekson se Bashën nuk e ndjek më askush dhe I bën thirrje t?i hapë rrugë opozitës.

?Kështu pra katandisesh kur partinë e mban për vulë në shërbim të pushtetit dhe të përfitimeve private.

Nuk gjen më as komisionerë.

Ska sesi!

Kush të ndjek më kur anëtarët e partisë i quan llum?!

Kush të ndjek kur shkon nga humbja në humbje?!

Kush të ndjek pas kur i lë ndjekësit rrugëve dhe vetë përfiton kontrata milionëshe nga pushteti?!

Kush të ndjek më kur ndjekësve u ke bërë të fundit, u ke mbyllur derën me blind dhe i ke rrahur e helmuar?!

Nuk të ndjek më askush Lul! Thuaj edhe zonjës Kim këtë gjë.

Se Kim donte në vendin tënd Rudinën, por as votën e familjes së vet nuk mori. Kështu që po të deshi Kim, dil në pension më mirë.

Shko Lul bëj ndonjë punë tjetër!

Dorëzo zyrat demokratëve e lëri rehat në hallet e tyre, hall ku i zhyte!

Hapi rrugë opozitës Lul, boll bëre kodoshin e pushtetit në opozitë.

Çdo votë e hedhur për Lulin është shërbim antidemokraci në favor të pushtetit.

Asnjë dyshim më!

Hidhjani më mirë Ramës direkt, mbase ua di për nder dhe ul çmimin e naftës. Po vota për Lulin është haraç edhe për çmimin e rritur të naftës.?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

Pa komisionerë në zgjedhje/ Lulzim Bashës i mbetet vetëm vula





Lajmet e fundit nga