web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Rama mesazh qytetarëve

6 Mars 2022, 07:18, Politikë CNA

Ndërsa sot mbahen zgjedhjet vendore në gjashtë bashku, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën themelorë demokratike për të zgjedhur.

Kreu i qeverisë duke ju referuar edhe situatës në Ukrainë, i fton qytetarë që të votojnë edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

?Mirmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë.?- shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga