web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në PD po del tymi”/ Fundo: Basha iku me turp, e ktheu partinë në tokë të djegur

21 Mars 2022, 20:35, Politikë CNA

Gazetari dhe Editori i CNA.al, Elvi Fundo në emisionin ?Të Paeskpozuarit? me Ylli Rakipin, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe aktin e dorëheqjes së vonuar të Lulzim Bashës. Ai shtoi se Basha e ktheu PD-në në një tokë të djegur dhe po ikën sot me turp. Sipas Fundos, fakti që për të bërë të ditur dorëheqjen, Basha nuk arriti dot të mblidhte as gjysmën e grupit parlamentar, tregon shumë. Ndërsa faktin që dorëheqja e tij nuk është konsultuar me Grupin Parlament të PD-së, gazetari e konsideroi vijimin e një linje intrigash.

?Vendimi i dorëheqjes së Bashës është i vonuar, skandal i madh në oborrin e Partisë Demokratike. U votua më 6 mars dhe e provoi që ishte i dështuar. Kërkoi më shumë kohë dhe edhe sot po kërkon më shumë kohë. Sot ka dhënë dorëheqjen dhe është e turpshme ajo që po ndodh sepse Alibeaj ka marrë edhe postin e gjastë dhe është bërë edhe kryetari i Lulzim Bashës, pasi është kryetar i Fierit, i Shkodrës.

Zoti Basha për mua duhet ta kishte dhënë dorëheqjen që më parë. Shkaktar i krizës në PD është ai. Çdo ditë që vonon dhe përdor truke ai i shton kosto PD-së. Në PD tashmë edhe njerëz që e kanë mbështetur Bashën edhe kundërshtuar zotin Berisha. Ka lënë një tokë të djeguar. Në PD po del tymi. Ata kanë ikur por janë pakicë. Ka ikur me turp.

Nuk mundi të mblidhte dot as grupin parlamentar për të dhënë dorëheqjen, as gjysmën. Që është shumë sinjikative. As mbështetësit e tij, ata që vinin baste që në 6 mars Basha do të fitonte. As ata nuk ishin. Basha përveç faktit që ka dhënë dorëheqjen është në një linjë intrigash, për faktin që nuk konsultuar me kryesinë dhe nuk është konsultuar me Grupin Parlamentar të PD-së për letrën e dorëheqjes?, u shpreh ai. / CNA.al





Lajmet e fundit nga