LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si sot një vit/ Kur Lulzim Basha “flinte” dhe priste kutitë e mira

25 Prill 2022, 09:30, Politikë CNA
Si sot një vit/ Kur Lulzim Basha “flinte” dhe priste

Mbi 1,6 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit, më 25 prill, për të shprehur vullnetin e tyre.

Ky proces elektoral shihej nga qytetarët, politika, por edhe ndërkombëtarët, si dita e kapërcimit të krizës së thellë politike, në të cilën gjendej vendi me dy opozita, me mandate të djegura dhe me një  mazhorancë.

Po çfarë ndodhi?

Procesi u përgjak një javë para se të mbaheshin votimet.

Strukturat e armatosura që kishte ngritur Gazment Bardhi, me pretendimin se po mbronte votën, dyshohet se  derdhën plumba ndaj  Pjerin Xhuvanit, vrasje kjo e cila nuk është zbardhur ende sot dhe që është komentuar me sfond politik.

 

Reagimi i kryetarit të atëhershëm të PD-së, Lulzim Basha, çuditi të gjithë, pasi me ftohtësi deklaronte se nuk i bënte përshtypje ajo ngjarje e rëndë kriminale.

?Jam shprehur disa herë, qoftë në dy takime masive si ai i Lushnjes dhe i Durrësit. Pa diskutim që është ngjarje e rëndë që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite, Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që kanë bërë aleancë me Ramën.

Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, janë treguar me emër e mbiemër në SPAK, ndërsa shteti është nën gjunjë para tyre. Këta janë njerëz me precedent penal. Një gjë është e sigurt, vota në 25 prill është e sigurt për ti dhënë fund kohës së këtij kryeministri dhe marifetit të shitblerjes së votes?,  është shprehur Basha me 22 Prill 2021 në emisionin ?Open?, ndërkohë që lakohej emri i gazment Bardhit, strukturat paralele ushtarake që kishin  ngritur kundërligjshëm.

Në këto rrethana zgjedhjet u zhvilluan, procesi vijoi normalisht dhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po përballej me rezultate të dobëta.

Pasditen e 25 Prillit, Lulzim Basha doli dhe tha se kishin fituar, pasi ende nuk ishin numëruar kutitë e mira, sipas tij.

Por, kutitë u numëruan të gjitha dhe rezultoi se Lulzim Basha kishte dështuar dhe humbur suksesshëm edhe në këto zgjedhje.

Basha u shfaq sërish këtë radhë duke folur për beteja e luftëra.

?Lufta sot fillon, betejat nuk do të ndalen.?Makinacioni më i madh industrial për blerjen e votës. Masakër zgjedhore. Beteja sapo ka nisur?, deklaronte Basha.

Pas fjalëve të Bashës, opozita u mobilizua në mbrojtjen e saj në hallkën e tretë të KQZ-së, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku ankimoi rezultatet e 9 qarqeve në të cilat pësoi disfatën përballë PS-së.

Partia Demokratike kishte të njëjtat kërkesa për KAS, marrjen e provave shtesë, gjë e cila sipas tyre do të vërtetonte masakrën zgjedhore.

Procesi i ankimimeve u transferua në Kolegjin Zgjedhor, por përsëri nuk prodhoi ndryshim në rezultat, ku kërkesat e PD-së dhe LSI-së rrëzoheshin njëra pas tjetrës.

Epilogu është se Lulzim Basha kishte kurorëzuar humbjen e radhës, por këtë herë edhe me vrasje dhe plumba.

Sot ai gjendet jashtë dyerve të Partisë Demokratike. Demokratët e shkarkuan, i treguan vendin, i radhitën humbjet, dështimet, e vunë me shpatulla pas muri, i hoqën blindat nga zyrat e PD-së dhe tashmë po zgjedhin të lirë dhe të bashkuar strukturat e tyre, për të shkuar drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme./CNA.al

50 hijet e Lulzim Bashës

?Lufta sapo ka filluar?/ Lulzim Basha thyen çdo rekord humbjeje

Basha e pranon/ ?Lufta? ndaj Berishës inat përsonal

Lulzim Basha të gënjen edhe me libër!

Studimi-Kush është Lulzim Basha/ Psiko-analiza e ekspertëve në 17 pika

Nga dështimet e njëpasnjëshme, tek përçarja e partisë/ Lulzim Basha fshihet skutava nga demokratët

 

Lajmet e fundit nga