web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërohet Ramën/ Zbardhen kërkesat e PD-së drejtuar Qeverisë

2022-08-08 12:20:00, Politikë CNA

Paralajmërohet Ramën/ Zbardhen kërkesat e PD-së drejtuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë me disa kërkesa sot drejtuar Qeverisë.

Ai ka kërkyar që të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

“PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë.

Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane.

Ju kujtoj këtu se në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh, lëviz në mbarë vendin”, është shprehur Berisha.

Një tjetër kërkesë e tij ka qenë  përgjysmimi i menjëhershëm i taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro ëhtë më i larti në botë.

“Ai është shndërruar në faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri.

Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë.

Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.

Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veccse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë”, ka thënë më tej kreu i PD-së.

Berisha ka paralajmëruar Ramën se nëse nuk do të reagojë, do të jetë revolta e qytetarëve do të vendosë për këto kërkesa

“Unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit duke vjedhur fondet dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa.

Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë, me revoltën e tyre të ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme”, ka thënë më tej Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga