web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Skafo-ministri me kontrabandistë dhe trafikantë droge”/ Berisha  i kundërpërgjigjet Çuçit

2022-08-05 11:43:00, Politikë CNA

“Skafo-ministri me kontrabandistë dhe trafikantë droge”/

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi se ka filluar një fushatë baltosje ndaj tij.

Berisha e quan Çuçin skafo-ministër.

“Ministri i familjes Çuçi është skafo-ministër!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se ministri i familjes Çuçi është anëtar i Shoqatës së Skafistëve, pra është Skafo ministër ose xhan i skafistëve dhe veprave të tyre.

Shoqata e ministrit të familjes, i cili ende nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen makabër të vogëlushes 7 vjeçare nga polici trafikant, ka anëtare kontrabandistë si S. Topçiu dhe trafikantë si Roland Ziu”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

“Skafo-ministri me kontrabandistë dhe trafikantë droge”/





Lajmet e fundit nga