web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bledi Çuçi turp të ketë”/ Meta i kthen borxhin Berishës

2022-08-05 11:24:00, Politikë CNA

“Bledi Çuçi turp të ketë”/ Meta i kthen

Kreu i PL-së, Ilir Meta i ka kthyer borxhin kreut të PD-së Sali Berisha, i cili doli pro tij në debatin me dosjen e sigurimit.

Meta ka bërë të njëjtën gjë sot, ka dalë  në mbrojtje Berishës, pas akuzave të Ministrit të Brendshëm se po shpif ndaj tij.

Sipas Metës, nuk ia ka fajin Sali Berisha për skandalet që ndodhin me Policinë.

“Turp të ketë ministri i Brendshëm, që merret me Sali Berishën në vend që të shpreh ngushëllim. Sali Berisha ia ka fajin që e ka mbushur policinë me njerëz të droguar? Sali Berisha i kthen këta në polic? Berisha i ka fajet që nuk ka një deklaratë të qartë për këtë, apo manipulimet e Elbasanit? E patë ju se u vranë njerëzit atje dhe policia ishte kot. Kur dalin njerëzit aty, policia shtrihet barkas. Me qytetarët bëjnë të fortin me gjoba me presione, se kanë një në krye të qeverisë një sadist. Dhe i fut në riedukimit. Po i vjen koha e mjekimit të detyruar dhe riedukimit.” tha Meta./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga