web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turizmi në krizë/ Berisha gjen fajtorin

2022-08-08 12:14:00, Politikë CNA

Turizmi në krizë/ Berisha gjen fajtorin

Kreu i PD-së, Sali Berisha në nëj deklaratë për media, ka dhënë alarmin se turizmi është në krizë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.

“Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, sicc është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës.

Siç është rasti i ligjit të parlamentit për të financuar me qindra milionë euro, klientelën e Edi Ramës, me të cilën ai ndan paratë.

Siç është rasti i prokurimeve të Korridorit Blu, apo korridorit të hajnisë.

Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare.

Ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme, është sektori më kryesor i ekonomisë së vendit, turizmi”, është shprehur Berisha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga