Zbulohen intrigat/ Si po tenton Basha të mashtrojë demokratët
Pasi u largua me turp nga selia e PD-së, duket se ish-kreu...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh, 45 vite pas ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se jetët dhe veprat e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, sidomos kur shohim që intelektualët trysnohen.
“45 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, dy poetë, që me forcën e fjalës së tyre lëkundën shpirtrat e padorëzuar ndaj të keqes dhe frikësuan regjimin e egër, sepse ndrydhja e përditshme, vuajtjet dhe izolimi, nuk e përkulte krijimtarinë dhe lirinë e poetëve, që nuk i këndonin pushtetit por realitetit të hidhur të diktaturës.
Genci dhe Vilsoni paguan me jetët e tyre guximin për të sfiduar një diktaturë që mbahej në këmbë nga heshtja, frika dhe dhuna, e si të gjitha diktaturat fundin e gjejnë kur qytetarët, falë shembujve të njerëzve të lirë si dy poetët martirë, mposhtin frikën.
Ndaj dhe jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, sidomos kur shohim që intelektualët trysnohen, gazetarët “riedukohen” dhe modelet e të shkuarës komuniste riciklohen, na takon të gjithë ne të qëndrojmë dhe të luftojmë për lirinë, për shpresën, për të ardhmen.
Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre!”-shkruan Basha.
Por, pas këtij postimi, demokratët kanë “shpërthyer” në komente kundër Lulzim Bashës.
“A e ke pasë luftuar komunizmin asokohe me pantollona të shkurtra, apo akoma nuk ke qenë në qarkullim?!! Po tubin e oksigjenit kur ke ndërmend të ja këputësh këtij regjimi të sotëm??!!!”-ironizon një ndjekës i Bashës.
Më tej, një tjetër shkruan “Or Lyl u zgjove. Mos u merakos ti do ngelesh në histori si kryetari që la demokratët rrugëve për 9 vjet. Ti do jesh shembull për prishjen e PD-së, ti do jesh Basha Hollandez”.
Po ashtu një qytetar shkruan: “Kurse ti ekzekutove Opoziten, pluralizmin duke i dorëzuar tek e njëjta diktaturë, pjesë e së cilës je edhe ti o Lul kimiku ...”
Gjithashtu një qytetar shkruan: “Babai i mikut tënd i ka dënuar Kristaq Rama”./CNA.al






Pasi u largua me turp nga selia e PD-së, duket se ish-kreu...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi ...
Partia Lëvizja e Re ka reaguar për procesin e integrim...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar me tone të ashpra ndaj ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paralajmëru...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për procesin e int...
Fatbardh Kadilli ka shprehur dëshirën për të kandiduar në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Kuvendin e...
Protesta e 7 korrikut ishte madhështore. Ajo u pa nga qyte...
Kuvendi nisi procedurën për zgjedhjen e avokatit të...
“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar ...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kund...
Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me pr...
Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Partia...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka dalë në mbështetje...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që pa asnjë kon...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...