Si vjen opozita në pushtet!/ “Sudja” jep leksione nga Amerika
“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar ...

Kuvendi nisi procedurën për zgjedhjen e avokatit të popullit duke dëgjuar 20 kandidatët që aplikuan për këtë post. Drejtimi i këtij institucioni i është lënë ekskluzivisht opozitës si një marrëveshje e pashkruar politike.
Zgjedhja e avokatit të popullit do të jetë beteja e fundit politike në sallën e Kuvendit përpara se deputetët të shkojnë me pushime. Mazhoranca ka pranuar publikisht se zgjedhja do t’i lihet në dorë opozitës, por varet cilin nga grupimet brenda të djathtëve do të njohin socialistët si të tillë.
Ndërkohë, përpara deputetëve të Komisionit të Ligjeve dolën një nga një 20 kandidatët të cilët kishin shprehur ambicien për të drejtuar këtë institucion.
“Mirë se erdhët në komision”, u shpreh Bushka.
Jo të gjithë kandidatët kishin të njëjtin interes nga ana e deputetëve. Emra si Besim Ndregjoni, Dorian Gjomarkaj, Erinda Ballanca, Ilirjan Rusmali e Ledio Braho ishin ata që morën më shumë vlerësime publike nga ana e deputetëve të të dy krahëve.
“Është një nga juristët më të mirë. Meriton edhe më shumë se kaq”, tha Majko.
Fjalët e Pandeli Majkos ishin për Ilirjan Rusmalin, kandidat të cilit i thurën më shumë elozhe deputetët e Komisionit të Ligjeve duke e vendosur, të paktën publikisht, në pole position për të fituar garën.
Por lavdet nuk ishin të pakta as për Avokaten e Popullit në Detyrë, Erinda Ballanca, e cila u paraqit virtualisht për shkak të infektimit nga COVID-19.
“Jeni treguar që i keni dhënë atij institucioni integritetin e duhur”, tha Çupi.
Opozita do të jetë ajo që do t’i propozojë shumicës kandidaturën për ta votuar. Por cila opozitë? Socialistët prej kohësh kanë vendosur si kusht se nuk mbështesin asnjë kandidaturë që merr firmën mbështetëse të Sali Berishës. Në këtë rast do të vijonte taktika e marrjes së propozimit nga Enkelejd Alibeaj, të cilin PS e njeh si përfaqësues të deputetëve demokratë në Kuvend. Por seanca e fundit parlamentare tregoi se edhe socialistët nuk e mohojnë më realitetin politik, informon "A2".
“Keni mundur edhe Enkelejdin që as diti kurrë ku ishte dhe as di ku do të shkojë”, tha Spiropali.
Zgjedhja e avokatit të popullit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash./CNA.al
“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar ...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kund...
Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me pr...
Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Partia...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka dalë në mbështetje...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që pa asnjë kon...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Në seancën e sotme parlamentare Elisa Spiropali, Mi...
Drejtuesit e politikës kanë filluar të “luajnë” me simboli...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, theksoi se...
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ndodhet në...
Mazhoranca është në sinkron për sa u përket sulmeve nd...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në Kuvend ...
“Tërmeti” i dosjes "184," Damian Gjiknuri, sekretari i...
Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premt...
Ish-kryeministri ka folur me tone të ashpra në Kuvend,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...