
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që pa asnjë kontribut, e kanë parë veten në karrigen e deputetit.
I tillë duket të jetë edhe rasti i “Çilistes” së Lulzim Bashës, Oriola Pampuri.
Nga pedagoge në universitetin e drejtuar nga Henri Çili, Oriola Pampuri e pa veten në listat e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës në vitin 2017.
Listë e cila i solli PD-së një katastrofë elektorale, me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në Opozitë. Por, “Çilisten” e Bashës e bëri deputete, dhe vazhdon edhe sot të përfitojë benefitet.
Ndërkohë, “Çilistja” e Lulzim Bashës, së fundi së bashku me deputeten Jorida Tabaku, duken shumë të lumtura në “shëtitjet” e tyre në SHBA, përkrah deputetëve të Partisë Socialiste.
Pampuri dhe Tabaku kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të OJF-ve, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, por tentojnë ta shesin në media, sikur paskan pasur ftesa nga personalitete amerikane.
Por, nga ana tjetër ka edhe një detaj.
Deputetja Pampuri në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ajo dhe Tabaku paskan zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, i cili sipas saj ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

“Sot, bashkë me znj. Tabaku, kishim kënaqësinë e veçantë, të kishim një takim të shkëlqyer me Z.Gabriel Escobar, i cili shprehu mbështetjen e tij për Partinë Demokratike. Mirënjohëse për mbështetjen e aleatit tonë strategjik SHBA , dhe të vendosur për të vijuar më tej. 100 vite marrdhënie diplomatike, mbështetje dhe mirënjohje . Krah për Krah.”-shkruan Pampuri.

Në fakt, kjo duket të jetë thjeshtë dhe vetëm një mashtrim dhe një tentativë për t’u hedhur hi syve demokratëve.
Ndërkohë që në të ashtuquajturin takim me Escobar, ishin të paktën 10 veta, Pampuri thotë se paskan qenë ajo dhe Tabaku.

Në fakt edhe po të shikosh me vëmendje foton e publikuar nga Pampuri, duket se fotoja është e prerë, duke tentuar kështu të “fshehë” socialistët që e shoqëronin në këtë takim, ku e paskan mbështetur kaq shumë së bashku me Tabakun.

Nga ana tjetër, një tjetër detaj që i nxjerr zbuluar, janë disa foto ku Pampuri dhe Tabaku, duken mjaft të lumtura mes deputetëve socialistë, Etilda Gjonaj, Anila Denaj dhe Blendi Klosi.

Tentojnë të shesin një vizitë në SHBA, sikur do takojnë presidentin e SHBA-së, Biden, por në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Në fakt ikin me OJF, me taksat e shqiptarëve, dhe tentojnë t’u hedhin hi syve këtyre të fundit, a thua se këta janë “të preferuarit” e SHBA-së.
Dhe koha e ka treguar se nuk mjaftojnë disa foto me amerikanë, që të të votojnë demokratët./CNA.al
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Në seancën e sotme parlamentare Elisa Spiropali, Mi...
Drejtuesit e politikës kanë filluar të “luajnë” me simboli...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, theksoi se...
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ndodhet në...
Mazhoranca është në sinkron për sa u përket sulmeve nd...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në Kuvend ...
“Tërmeti” i dosjes "184," Damian Gjiknuri, sekretari i...
Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premt...
Ish-kryeministri ka folur me tone të ashpra në Kuvend,...
Deputeti Erion Braçe ka vijuar të bëjë rolin e opozita...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas ...
Komisioni për Çështje Ligjore do të zhvillojë nesër seanca...
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj edhe në seancën e sotme...
Deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç, deklaroi se ja...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratat...
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, është dh...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka përkujtuar 27-vjetorin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...