web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si vjen opozita në pushtet!/ “Sudja” jep leksione nga Amerika

15 Korrik 2022, 19:10, Politikë CNA
Si vjen opozita në pushtet!/ “Sudja” jep leksione nga Amerika
Deputetja, Jorida Tabaku

“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar në atë që protestat mund të sjellin opozitën në pushtet.

Gjatë një interviste me “Zërin e Amerikës”, Tabaku shprehet se shqiptarët duhet të protestojnë, duke tentuar të zbehë protestat, dhe shprehet se kjo nuk është e mjaftueshme për të marrë pushtetin.

Sipas leksionit të Tabakut, duhet një mendësi e re, që lidhet me faktin se demokratët duhet të afrohen dhe jo largohen.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, Partia Demokratike, e drejtuar praktikisht nga zoti Berisha, ka paralajmëruar një valë protestash duke nisur nga shtatori. Ju jeni shprehur skeptike se përmes tyre opozita mund të vijë në pushtet dhe keni nënvizuar nevojën e një mendësie të re. Cila duhet të jetë strategjia e opozitës sipash jush?

Jorida Tabaku: Unë në Partinë Demokratike kam që fëmijë. Nuk jam e re në Partinë Demokratike dhe në politikë, pavarësisht angazhimit tim publik, që ndoshta mund të ketë qenë më aktiv vitet e fundit. Kur flas për Partinë Demokratike, flas se cila do të jetë më e mira dhe sot e kësaj dite mendoj që PD-ja është alternativa më e mirë. Nuk ka absolutisht asnjë alternativë tjetër që ka të njëjtën fuqi ndryshimi, mendimi, besimi që ka Partia Demokratike dhe unë preferoj që çdo gjë ta fokusoj në këtë drejtim. Besoj që shqiptarët duhet të protestojnë. Po, duhet patjetër të protestojnë. A ka arsye? Ka një milion arsye. Sot Shqipëria është më e varfër, më e vjedhur, të rinjtë po largohen. A ka gjëra që e shkundin qeverinë si rasti i inceneratorëve? Po, patjetër që duhet të protestojmë për këto gjëra, por nuk e shoh këtë si mënyrën e vetme sesi vihet në pushtet. Unë mendoj se mendësia e re lidhet me faktin se ne duhet të bashkohemi dhe jo të largohemi. Ne nuk e kemi luksin që të largojmë njerëz. Ne duhet të flasim më shumë për kundërshtarin sesa për veten tonë, ne duhet të pranojmë mendimin ndryshe. Ne duhet të jemi një parti e re, moderne, me atë që kërkojnë sot qytetarët për t’ju përgjigjur sfidave. Unë besoj se Partia Demokratike duhet të jetë zgjidhja dhe jo problemi, dhe për këtë arsye flas. Mendoj se protestat duhen patjetër por protestat nuk janë të mjaftueshme që ne të tërheqim shtresën e mesme, shtresën gri, që ne të tërheqim njerëzit të cilët fatkeqsisht, ndoshta nuk e kanë parë Partinë Demokratike si alternativë në të shkuarën. Unë mendoj që ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm, të padiskutueshëm dhe për ta vënë këtë potencial në veprim, ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm duke kundërshtuar qeverinë, por duke thënë edhe sesi do bëjmë ne më mirë. Cila është alternativa jonë, çfarë argumenti kemi ne, çfarë do ndryshojmë ne? Si do t’i bëjmë ne të rinjtë të jenë sot në Shqipëri. Për këtë mendoj se ka nevojë për një mendësi të re, ka një nevojë për t’i bërë gjërat ndryshe dhe ka nevojë që neve të hapemi. Ka nevojë që neve të kalojmë çdo lloj sfide të momentit së pari, por së dyti të ngrihemi në nivelin që kërkon sot Shqipëria./ CNA.al





Lajmet e fundit nga