
Protesta e 7 korrikut ishte madhështore. Ajo u pa nga qytetarët si një shpresë për të ardhmen dhe dolën e mbushën sheshin.
Qytetarët dolën dhe shprehën vullnetin e tyre, nuk u morën me organizatorët. Emëruesi i përbashkët i atyre që mbushën sheshin ishte “rrëzimi i Edi Ramës”.
Në krye të protestës ishte ai që e thirri, kreu i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtues të LSI-së, si Monika Kryemadhi.
Por, a mund t’i përgjigjen uraganit të qytetarëve për rrëzimin e Ramës, Berisha dhe Ilir Meta, i cili pas largimit nga Presidenca pritet t’i bashkangjitet kreut të PD-së, në protesta.
A mund ta tërheqë këtë tren lokomotiva e Berishës dhe Metës?

Pikëpyetjet ngrihen, pasi përmbysja e Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton për tri mandate radhazi, nuk mund të vijë nga ish-ministrat e dyshuar për korrupsion të Berishës dhe Metës apo nga dhjetëra servilë që deri me dje rrethonin Lulzim Bashën dhe sot kanë ndryshuar lider.
Nuk mund ta mbushin lokomotivën me njerëz për ta çuar drejt fitores, Monika Kryemadhi, e shumëlakuar për pasuri të dyshimtë, ish-ministrat e dyshuar për korrupsion, Flamur Noka dhe Petrit Vasili, apo “kurtizanët” e Lulzim Bashës, si Dorian Teliti, ish-nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, që bërtiste “na priiii Lulzim”, Ervin Salianji që sulmonte demokratët në 8 janar me shkop në dorë, Albana Vokshi e të tjerë.
Qytetarët kërkuan një hapësirë për t’u ngritur për të reaguar dhe jo të djeshmit të përfshirë në bëma e gjëma të përfitojnë prej kësaj.
Uragani i qytetarëve nuk mund të tërhiqet drejt fitores nga ish-ministra, ish-deputetë e ish-drejtorë që kanë bërë namin në kohën që kanë qenë në pushtet.
Për shkak të tyre, Edi Rama ka jetëgjatësi në pushtet.
Qytetarët nuk duan të zëvendësojnë hajdutët me njëri-tjetrin, por të kenë një qeveri që të punojë në të mirë të tyre.
Dolën në shesh, e thanë fjalën e tyre me pjesëmarrjen, por Berisha dhe Meta dyshohet shumë se mund të përmbysin Edi Ramën, me të të dyshuarit për korrupsion, rreth tyre./CNA.al
Kuvendi nisi procedurën për zgjedhjen e avokatit të...
“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar ...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kund...
Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me pr...
Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Partia...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka dalë në mbështetje...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që pa asnjë kon...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Në seancën e sotme parlamentare Elisa Spiropali, Mi...
Drejtuesit e politikës kanë filluar të “luajnë” me simboli...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, theksoi se...
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ndodhet në...
Mazhoranca është në sinkron për sa u përket sulmeve nd...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në Kuvend ...
“Tërmeti” i dosjes "184," Damian Gjiknuri, sekretari i...
Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premt...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...