
Lëvizja Socialiste për Integrim “falimentoi” me sukses në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në 25 prill 2021, shqiptarët i dhanë përgjigjen e merituar kësaj force politike, e cila është akuzuar për jo pak bëma dhe gjëma në rrugëtimin e saj.
LSI-ja është një forcë politike në Shqipëri shumë e akuzuar për korrupsion.

Zyrtarë të LSI-së janë akuzuar për korrupsion në tendera, për pazare me votat për kthim të institucioneve shtetërore në private, në kohën që kanë udhëhequr si me PD-në ashtu edhe me PS-në.
Herë me njërën palë dhe herë me tjetrën, ata e kanë gjetur mundësinë për të zhvatur, nëpërmjet karriges së pushtetit.
Dhe përballja me drejtësinë, po thërret zyrtarët e LSI-së.
Zyrtarë të LSI-së, ish-drejtorë apo edhe ish-ministra, tashmë janë në pranga dhe po përballen me drejtësinë, për bëmat dhe gjëmat e tyre.
Por, nga ana tjetër ndërkohë që ish-bashkëpunëtorët po i prangosen një e nga një, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, del nëpër media, duke tentuar të luajë rolin e shenjtores.
CNA.al për disa vite ka publikuar një dosje të plotë për koncesionin e inceneratorëve, për të cilën kanë heshtur mediat kryesore në vend, por edhe politika.
Por, tashmë duket se Monika Kryemadhi dhe LSI-ja, kërkojnë “vjedhjen” e kësaj kauze.
Sot, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza të forta në lidhje me koncesionin e inceneratorëve. Për më tepër Kryemadhi akuzoi edhe ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, se është “blerë” nga inceneratorët.
Sipas Kryemadhit, njerëz pranë Lulzim Bashës kanë marrë para nga kompanitë e inceneratorëve. Por, kryetarja e LSI-së nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve, të cilët i kërkuan emrat e personave që ajo pretendon se kanë marrë para.
Kryemadhi thjesht dhe vetëm kërkon vjedhjen e një kauze, e denoncuar nga CNA.al me fakte dhe dokumente zyrtare.
Kur në fakt është Monika Kryemadhi dhe partia e saj, që sollën Rilindjen në pushtet në 2013-ën, pas një marrëveshjeje Rama-Meta, gjatë një darke me ngjala në Gjirin e Lalzit.
Po ashtu Kryemadhi me sa duket ka harruar se koncesioni i inceneratorëve, për të cilët del sot e flet duke tentuar të shitet si “shenjtore”, është firmosur gjatë bashkëqeverisjes PS-LSI.
Pra, partia e Kryemadhit bashkëqeveriste me Ramën në kohën që është firmosur një ndër koncesionet më të akuzuara, për të cilin ka përfunduar në pranga edhe një ish-ministër i LSI-së.
Por, Kryemadhi është kujtuar tani të reagojë, ndërsa për vite me radhë ka heshtur.
Ndërsa faktet nuk mungojnë, sot “banda” e LSI-së del dhe bën thirrje “kapeni hajdutin”./CNA.al
Gati nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike,...
Kreu demokrat dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka urd...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Teksa opozita ka paralajmëruar një protestë me karakte...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, gjatë një takimi me...
Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët që t'i bas...
Vendimi i kryeministrit Rama për të pezulluar nga pjes...
Çështja “Babale” do të rikthehet të hënën në Gjykatën ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka pulikuar një video të 3...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar...
Në 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gazet...
Partia Demokratike zyrtarizon spotin e protestës së 7 ...
Pensionisti Pëllumb Zade ka listuar disa arsye se përs...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masën e “riedukim...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rreth...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Gazetari Denis Dyrnjaja i ka dhënë një “shuplakë” të fortë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka surpr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...