
“Supermeni” i selisë së bravave, Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha i dha pesë detyra, duket se nuk heq dorë nga misioni për përçarjen e Partisë Demokratike.
Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj ka sulmuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha, pas protestës madhështore që u mbajt në 7 Korrik. Gjë që në fakt çon në dyshime se “halli” i Alibeajt, është të vijojë t’i shërbejë kryeministrit në detyrë, gjë të cilën e ka bërë edhe ish-kreu i PD-së, në gati nëntë vite.
“Sali Berisha sa herë gënjen fsheh një hall të madh, të vetin ose të familjarëve të tij. Problemi është që për të zgjidhur këto halle nuk e ndihmoj dot as unë dhe as demokratët që ai i keqpërdor për interesat e tij personale.
Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e shqiptarëve. Janë hallet e pasurisë së familjes së tij biologjike non grata dhe jo ato të varfërisë që ka kapluar shqiptarët. Vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Sali Berishën, që së paku të jetë në paqe me ndërgjegjen e vet. Por dhe ky duket mision i pamundur, njësoj si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët. Sepse Sali Berisha dhe e vërteta, mesa duket, janë bërë dy rrugë që nuk do takohen më gjëkundi.”-shkruan Alibeaj.
Pra, edhe pse veprimet e tij tregojnë qartë se po shërben si “patericë” e Ramës, “supermeni” i selisë së bravave vijon të pretendojë se është ai shumica, se është ai Opozita në vend, edhe pse 7 Korriku foli qartë.
Postimii Alibeajt është publikuar edhe në faqen e PD-së në rrjetet sociale, e cila vijon të mbahet peng nga Basha & Co.
Por, pas këtij postimi demokratët i kanë treguar vendin Alibeajt, ndërsa i numërojnë tradhëtitë.
Po ashtu demokratët e kanë sfiduar publikisht “supermenin” e selisë së bravave, që të dalë të përballet me votë dhe ta shohë sesa vlen.
“Të vijë turp si intelektual, si familjar, si ish ministër, si deputet turp i madh ja le reformen territoriale partisë komuniste me e ba vetëm, i latë parlamentin me votu të gjitha ligjet si donte ai, i latëe pushtetin vendor dhe latë në rrugë mijëra familje demokrate tëe cilat për 30 vjet kanë besu në Partinë Demokratike si në Zot, u tallët me çadren , u tallet me protestat tu sakrifiku me gaz e me përballjen me policinë e në fund përballet demokratët me njëri tjetrin pa nevojë. Selia u lirua ai e dha dorëheqje ti kush.....je!”-shkruan një qytetar.
Më tej, një tjetër shkruan “Dil në shesh po të jesh burrë dhe shiko si të pret elektorati. Ju sot keni në dorë veç të llomotisni, kundër rrjedhës së të ardhmes së PD-së”.
Po ashtu një demokrat shkruan “O lolo po bëjeni një protestë ta shohim mbeshtetjen që keni”
Gjithashtu një demokrat shkruan “Nuk je gjë tjetër veçse një tradhëtar i fëlliqur i PD-së dhe demokratëve të vërtetë. Këtë po e vërteton çdo ditë e më shumë me lidhjet dhe aferat që keni ju me Ballën dhe Rama-Vuçiç. Turpi të mbuloftë ty..! Tradhëtar..!”
“Bukëshkelës u bëre vegël e Ballës, turp të kesh zbrit në bazë dhe pyete bazën çfarë do të thotë”-shkruan një demokrat./CNA.al





“Sudja” e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se vijo...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje mëngjesin e s...
Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur me alternativa të q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte në “Open”...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se ...
Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar sonte në “Open”, mes ...
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur për aferën e incener...
Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se si do ta organizojë...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, gjatë ...
kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë që ka zhv...
“Do të jetë një stinë protestash”. Kështu u shpreh dep...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar hapur kryemi...
Një nga deklaratat më të forta të kreut të PD-së, Sali...
Kreu i Partisë Demokratike Berisha, është i ftuar mbrë...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka deklaruar se pro...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar protestën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...