Orar dhe gjoba, derisa të bëheni njerëz!
Nga Mentor Kikia Disa skena të përplasjes me policinë të pro...
Nga Matteo Neçori-
Sfudent i fakultetit të mjekësisë
Petrit Vasili ose deputeti 362 është një grafoman i shkallës më të rëndë. Si asnjë tjetër, sepse në fakt nuk ka tjetër në ligësi e pafytyrësi, në idiotësi dhe në neveri si ai, shkruan nga 4-5 statuse në ditë dhe me pacipësinë e tij prej torollaku politik i merr ose ju shkruan gazetarëve që t?ia publikojnë nëpër portalet apo gazetat ku ata punojnë.
Për mua si student i mjekësisë që po specializohem për mjek psikiatër ky është një subjekt interesant studimi, pasi është shembulli më klasik i të sëmurit grafoman.
Që ju të dashur lexues ta kuptoni më qartë sa po shkruaj, po ju shpjegoj me pak fjalë se grafomania është një nevojë e pakontrollueshme për të shkruar, e cila zakonisht rezulton me marrëzi totale.
Prandaj, punimet e grafomanëve shpesh nuk u interesojnë kritikëve dhe lexuesve. Grafomania, si çdo sëmundje e ngjashme, mund të ketë shfaqje dhe forma më të rënda. Ashtu si diagnozat e tjera në këtë zonë, çmendja për shkrime të padobishme dhe të panevojshme kthehet në një mani.
Grafomania në psikologji cilësohet si një dëshirë patologjike, një pasion i papërmbajtshëm i një personi për të shkruar në mungesë të aftësive adekuate.
Siç mund ta kuptoni nga sa shpjegova më lart, Petrit Vasili nuk është gjë tjetër por një grafoman me simptoma të rënda që meritojnë trajtim klinik të durueshëm dhe të shtrirë në kohë.
Referuar studiuesve më të njohur në botë në keto lëmi, shkaqet e grafomanisë mund të jenë disa, por më kryesoret janë pasiguria, dëshira për përsosje, largim, izolim, tjetërsim, karakteri i dyfishtë, deficensat mentale dhe fizike etj.
Për shembull, një individ shoqëror i vetmuar me vetëvlerësim të ulët nuk mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me askënd dhe i derdh ndjenjat dhe mendimet e tij në një copë letër, në rastin tonë si subjekti Petrit Vasili përmes statuseve dhe kembënguljes deri në paranojë që domosdo duhet t?ia publikosh. Pra, thënë ndryshe,
grafomania është një lloj përpjekjeje për të derdhur shpirtin mbi letër. Krijimet e grafomanisë janë pjesë e botës së tij të vetmuar dhe të dhimbshme. Psikologët kanë zbuluar modelin e mëposhtëm: sa më shumë që një person vuan nga grafomania pra nga sëmundja që të shkruajë pa menduar për përmbajtjen dhe faktin që tek lexuesit shkrimet e tij ngjallin neveri, aq më pak ai pushon të ketë nevojë për komunikim të vërtetë dhe të gjallë.
Shenjat kryesore të grafomanisë përfshijnë vështirësi në të nxënë, paaftësinë për të punuar me veten, paaftësinë për të ndjekur një rrugë progresive.
Përveç këtyre, shenjat e grafomanisë konsiderohen si një përsëritje obsesive e imazheve, deformimeve në materien e mendimit që shfaqen në lajthitjet e sintaksës, të stilistikës, të fjalorit, të entuziazmit për imazhe të zakonshme, intolerancës ndaj kritikëve apo ndaj mendimeve të të tjerëve që shkon deri në armiqësi ndaj tyre. Të gjitha punimet e grafomanëve janë mjaft stereotipike dhe të mërzitshme.
Grafomanët zakonisht e duan absolutisht gjithçka që shkruajnë vetë. Ata janë thjesht të lumtur me vetveten.
Trajtimi i grafomanisë varet nga ashpërsia e manifestimeve të sëmundjes. Pra, një hobi për ndonjë hobi të ri ose zëvendësimi i grafomanisë me një pasion tjetë mund të ndihmojë një fillestar grafoman. Domethënë nëse grafomania e një individi shprehet në një formë të dobët, atëherë ai thjesht duhet të tërhiqet nga mashtrimi i padobishëm i shkrimeve të tij, duke e bërë atë të interesuar për diçka tjetër.
Por një person me një formë të rëndë të sëmundjes diç është edhe rasti i subjektit tonë kërkon trajtim të specializuar psikoterapeutik dhe ilaçesh. Terapia me ilaçe konsiston në marrjen e ilaçeve psikotrope ose antipsikotike.
Midis metodave terapeutike, shkencëtarët kanë provuan të jenë mjaft efikasr psikoterapitë familjare dhe terapitë njohëse-biheviorale.
Terapia njohëse-biheviorale ka për qëllim eleminimin e ndrojtjes, pasigurisë, tjetërsimit, rritjen e vetëvlerësimit dhe zhvillimin e guximit tek një pacient. Veçanërisht e rëndësishme në trajtimin e grafomanisë është mbështetja e të dashurve dhe komunikimi me ta.
Njerëzit e afërt duhet ta rrethojnë grafomaninë me kujdes dhe ngrohtësi.
Vetëm përpjekjet e mjekut dhe të afërmve që synojnë shërimin do ta ndihmojnë grafomaninë të largohet nga shkrimet e pakuptimta.
Në disa burime shkecore më të fundit, lobotomia ose prerja e lobeve frontale të trurit përmendet si një kurë efektive për grafomaninë.
Në mjedisin politik shqiptar grafomanët janë të shumtë, por Petrit Vasili është padyshim rasti më tipik jo vetëm i shfaqjes së simptomës, por edhe i rrezikut që mbart për shkak të të qenit përherë i pranishëm publikisht.
Ai duhet ndihmuar sëpari nga njerëzit e vet të afërm, por edhe nga ata që ai i dëgjon e ketu kam parasysh vetë zotin Meta që e urdhëron, i cili nuk duhet ta shpërdorojë grafomanin e vet deri në keto permasa që e kthejnë atë në një rrezik eminent për lexuesin./CNA.al
Nga Mentor Kikia Disa skena të përplasjes me policinë të pro...
Nga Agim Xhafka Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, t...
Nga Skënder Minxhozi Nëse kishte nevojë për një tjetër matje...
Nga Denis Dyrnjaja Dje zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar i P...
Nga Ilir LevonjaPoston Edi Rama një video duke mbledhur ca m...
Nga Mero BazeSali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse ...
Gazetaria televizive mediokre dhe … gazetaria televizive që ...
*Nesër Partia Demokratike mbledh Kuvendin e saj Kombëtar për...
Libri më i fundit i Rexhep Qosjes, i cili “vlerëson” si “fig...
Nga Mustafa Nano Për Edi Ramën, politika, më shumë se çdo gj...
Nga Mentor Kikia (Një letër publike për mjekët që kërkojnë r...
Nga Elton QynoKjo javë që po lemë pas, paska qënë java e Lua...
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit të Traumës, pasi u morën ...
Bakshishi ka hyrë thellë në sistemin shëndetësor shqiptar dh...
Nga Bledian KokaFotografia reale e Ilir Metes se post 25 Pri...
Ilir Levonja Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skup...
Nga Mentor KikiaDrejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh s...
Kam debatuar shpesh, pasi në disa shkrime kam kritikuar njer...
Nga Fatbardh Kadilli Partitë politike janë bërë pak e nga pa...
Nga Ilir LevonjaAsnjë lider i së djathtës nuk ka qenë kaq i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...