Problemi i PD është fitorja e sotme e Berishës kundër SHBA
Nga Mero BazeSali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse ...
Nga Ilir Levonja
Poston Edi Rama një video duke mbledhur ca mbeturina dhe ju shqyheni. Si nuk e kuptuat një herë se vendi nuk ndreqet me broçkullat e Ramës. I thotë shoqëruesit që i shkon nga pas, hidh ca copra letrash aty, më jep një thes dhe më filmo kur unë t’i mbledh. Dhe i këpusin një postim në rrjete sociale me mbishkrime aq sa të habisin me këtë kollajllëkun. Se po ta vësh re me vëmendje, terreni sportiv nga të gjitha anët është kaq i pastër sa, askush nuk pyet se përse pikërisht aty afër Ramës ka mbeturina? Si është e mundur kur stafi apo ata që do presin Kryeministrin nuk i hoqën ato plehra më përpara? Për më tepër Rama që i mbledh mbeturinat pa dorashka.
Merreni me mend vet se çfarë lloj mbetjesh janë ato. Se të ishin si ato qeset nga një piknik, a bebelino, konserva, mjerë ai që ishte në krah të Ramës. Kush e ka pak atë sensin e qyetarit aktivist në pastrimin e ambjenteve do ngërdheshej. Po, ja ta marrim të mirëqënë se ato ato copra plastmasesh ishin aty? Çfarë, Kryeministrit i dhëmb ndotja e ambjenteve? Ndotja e qyteteve? Plehrat? Si i hani këto broçkulla turshi safi? Le të shkoj të mbledhi mbeturinat përgjatë lumenjëve. Shkumbinin po e hanë të gjallë shishet plastike. Erzenin mbetjet spitalore. Kë të kapësh? Madje edhe liqeni i Fierzës ka filluar nga pluskimet. Pastaj, kur është kaq i ndjeshëm, t’i bashkohet nismës së atyre djemve të Sarandës tek pastrojnë bregdetin deri në Ksamil nga gomat përdorura.
Ata janë heronjtë e vërtetë, jo ky zgafello. I cili i është qepur atij kryetarit të Bashkisë së Vlorës, e ka shpallur armik të partisë, armik të popullit, kulak. Mbledh ca qese që i ka hedhur vet vetëm për një batutë. Ja 3 minuta duhet për të pastruar një terren. Me një fjalë që kryetari i Bashkisë nuk punon. Dhe ju që shqyheni duke i thënë, o gjeni, o i madh, o perëndi. Dhe ajo që është më e trishtueshme, është fakti e kohës, energjive, fondeve të shpërdoruara etj. Por kurrë kush nuk e pyeti veten, po ky zgafello nuk ka asnjë faj kur e zgjodhi, e vuri e u tha votojeni iks apo ypsilonin? Sigurisht që ka. Ka dhe me shumicë. Po ai di si ta dredhi, si ta heqi vëmendjen nga fakti bazë. Shpall një armik të popullit dhe ju të gjithë si një kor majmunësh damkosni shënjestrën.
Vetë i la 8 vjet në pushtet dhe Shqipëria akoma është një kazan plehrash. Akoma periferitë tymosin nga djegia e gjallë. Tenderimet e plehrave janë mollë e ndalueme, asete të grupeve të të fortëve. Akoma me ca karrotreca nga lindja, me ca kazanë që dergjen kudo, llëre, lëfore, kocka, zorrë. Dhe ju që i jeni qepur Lelit të Vlorës sikur t’i ketë ai të gjitha. Kuptojeni një herë e mirë, nuk janë plehrat faji, por ai që bën sikur i mbledh.
Nga Mero BazeSali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse ...
Gazetaria televizive mediokre dhe … gazetaria televizive që ...
*Nesër Partia Demokratike mbledh Kuvendin e saj Kombëtar për...
Libri më i fundit i Rexhep Qosjes, i cili “vlerëson” si “fig...
Nga Mustafa Nano Për Edi Ramën, politika, më shumë se çdo gj...
Nga Mentor Kikia (Një letër publike për mjekët që kërkojnë r...
Nga Elton QynoKjo javë që po lemë pas, paska qënë java e Lua...
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit të Traumës, pasi u morën ...
Bakshishi ka hyrë thellë në sistemin shëndetësor shqiptar dh...
Nga Bledian KokaFotografia reale e Ilir Metes se post 25 Pri...
Ilir Levonja Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skup...
Nga Mentor KikiaDrejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh s...
Kam debatuar shpesh, pasi në disa shkrime kam kritikuar njer...
Nga Fatbardh Kadilli Partitë politike janë bërë pak e nga pa...
Nga Ilir LevonjaAsnjë lider i së djathtës nuk ka qenë kaq i ...
Koha shqiptare ka ardhur, ajo nuk pret dot më.Të dy organet ...
Nga Oerd BylykbashiKa dy lloj votash të lira në këtë shtetin...
Nga Arian GaldiniKur nisesh me familjen për pushime, ndodh t...
Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...