Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Arian Galdini
Kur nisesh me familjen për pushime, ndodh të të vijë një 20 vjeçar me makinë luksoze, e familjarisht të të asgjësojë e flakë tej përdhunisht nga rruga e nga jeta.
Kur një 20 vjeçar i vuajtur në kërkim të shpresës, gjen punën e tij të parë, i ndodh që pikërisht në ditën e tij të parë të punës së parë, ti vijnë ca nga këta të “biznesit të pushimeve”, e ta nxjerrin përdhunisht nga puna e nga jeta.
Ja kjo është Shqipëria ime, Shqipëria jonë sot. Ne jetojmë sot në trajektoren e këtyre dy 20 vjeçarëve.
Njëri 20 vjeçar pa asnjë ditë punë, pa asnjë shqetësim, madje me makinë luksoze e shpejtësi marramendëse për të arritur çdo destinacion e gjithçka i do zemra, e tjetri 20 vjeçar plot derte, halle, vuajtje e nevojë për të punuar që të mbajë veten dhe ndihmojë familjen.
I pari, prej luksit e nxitimit, asgjëson një familje.I dyti, bie martir i punës së tij të parë, që në ditë të parë. Ç’të thuash e ç’të shkruash përballë kësaj Trajetore mes këtyre dy 20 vjeçarëve, që e ka bërë Shqipërinë tonë kaq çmendurake e madje skizofrenike.
Them skizofrenike, sepse e vërteta e hidhur është se 20 vjeçari i parë, në kohët e sotme që jetojmë është në fakt modeli.
Ndërsa 20 vjeçari i dytë është i shpëtfilluri, i harruari e shpesh herë edhe viktima. Nuk ka si të jetë ndryshe…
Sepse Pronarët e Hoteleve, Universiteteve, Resorteve, Televizioneve, etj, etj, në Shqipëri, janë baballarët e 20 vjeçarit të parë.
Politikanët plaçkaxhinj, Gjykatësit dhe Prokurorët e Korruptuar, Policët e Taksidarët Doganierët e Kadastrinot Gjobëvënës e Hajdutë, janë baballarët e 20 vjeçarit të parë.
20 vjeçari i dytë ose i ka prindërit të ndershëm e të mjerë, ose nuk i ka fare.
Janë përmbysur të gjitha raportet e vlerat. Nxitimi i 20 vjeçarit të parë për të arritur ku të dojë, është si lufta e Pronarëve të Hoteleve për shezlongje në Velipojë.
Ai 20 vjeçari me makinë luksoze mendon se bota është e tij, rruga është e tij, policia është e tij, kësisoj ai nuk ka pse të mendojë për askënd e asgjë tjetër…
Ai nuk e kupton se nxitimi i tij në “rrugën e xanun”, mund të sjellë pasoja fatale e tragjike për këdo që mund ti ndalë nxitimin…
Edhe Pronarët e Hoteleve në Velipojë, nuk mendojnë fare për atë 20 vjeçarin e ditës së parë të punës…Ata nxitojnë të luftojnë për “tokën e xanun”.
Në këtë luftë që bëhet për “shtetin e xanun” mes partive, për “studion e xanun” mes televizioneve, për “intelektualin e xanun” mes Universiteteve apo për “deputetin e xanun” mes bandave e të fortëve, sigurisht që nuk ka si të shmanget edhe lufta e nxitimi për “rrugën e xanun” mes 20 vje
çarëve me makina luksoze apo për “tokën e xanun” mes “cubave” me status pronarësh hoteli.
“Shteti i Xanun”, i shet liçensat e shërbimet. “Shteti i xanun” nuk u kontrollon burimet e të ardhurave e as u bën vetting pasurie e pastërtie të figurës as Pronarëve të Hoteleve e as baballarëve të 20 vjeçarëve me makina luksoze.
Si mund ta konsiderosh turizmin si prioritet kombëtar, e tu japësh leje ndërtimi e liçnsë njerëzve të cilët nuk kanë kaluar në verifikim të imtësishëm e të thellë pasurie e cilësishë qytetare?
Si mund të shohësh një çunak më makinë luksoze të mos ia ndalësh makinën e ti kërkosh verifikim pasurie e të ardhurash atij dhe prindërve të tij?
Sepse nëse babai është biznesmen e i justifikon të ardhurat me të cilat ia ka blerë makinën luksoze të birit, të paktën të mbajë përgjegjësi të plotë për “krimin” e të birit që buron nga keqprindërimi i babait.
Duhen ca balanca në këtë shoqëri..
Duhen të fillojmë të flasim e debatojmë për llojin e Shqipërisë që duam…
Unë sot ndihem Shqipëria e Myzerin Zenelit. Por nuk dua që edhe nesër të kemi po të njëjtën Shqipëri.
Për 20 vjeçarët që duan të punojnë ndershmërisht, duhet të bëjmë një Shqipëri të ndershme. Shqipëria e xanun, po na përzë ose po na zë nën të…
Na duhet një Shqipëri e Lirë dhe e Ndershme. E duhet ta bëjmë ne bashkë luftën e ndershme, të njerëzve të ndershëm për një Shqipëri të ndershme. Përndryshe, 20 vjeçarët tanë do të jenë shumica mes modelit me makinë luksoze dhe Myzerin Zenelit./ CNA.al
Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara ...
Mbrëmë po darkoja në një nga restorantet japoneze më të njoh...
Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai ...
Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës; viktima më e paf...
Nga Denis Dyrnjaja Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të për...
Lluksi që vret…Po po lluksi që po na vret. Shoh në rrugë të ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, u duk shumë e ...
Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz j...
Nga Miron ÇakoSot pretendohet se njerëzimi ka hyrë në “Kohën...
Nga Arben RistaniTurizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te...
Nga Andi Bushati Të gjithë naivët që deshën të besonin se ko...
Vajta përsëri sot atje anash rrugës të Ndroqit për të blerë ...
Nga Lorenc Vangjeli Miqtë e justifikonin, kurse kundërshtarë...
Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mb...
Kjo porosi, e shkruajtur me gishtin e Perëndisë në pllaka gu...
Lulzim Basha ka aftësinë e paimagjinueshme për ta shndërruar...
Nga Mentor Kikia Prej 30 vjetësh ne kemi dështuar të bëj një...
Nga Valbona MeziniKa një kohë për gjithçka!Kjo shprehje duke...
Nga Ilir YzeiriLulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më ...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë përgjigje të mijëra mesazheve që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...