LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

16 Qershor 2021, 16:37, Opinione CNA
Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja

Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mbi Qeverisjen Moderne në Europë (Modern Governance Europe ) 2021. Në këtë takim është ftuar të marrë pjesë edhe, I nderuari, avokat Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson Firmën Ligjore Frashëri.

Tashmë është fakt i njohur zhvillimi që ka marrë së fundi kuptimi i qeverisjes moderne dhe shtrirja e saj pothuajse në të gjitha mënyrat dhe format e organizimit të biznesit, organizatave apo edhe ato të agjencive shtetërore. Një vit më parë në Nëntor të vitit 2020, Samiti i Qeverisjes Moderne të Diligent (virtualisht) duket se doli në rrugë dhe ja ku erdhi në Europë.

Kjo do të thotë se organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar pasi kanë bashkuar folës, të ftuar, udhëheqës të industrisë dhe qindra profesionistë të qeverisjes nga pothuajse gjithë sektorët e jetës, kanë dëgjuar reagimet dhe sugjerimiet tona dhe në fund kanë konkluduar se ngjarja Modern Governance Europe tashmë është kthyer në një kërkesë popullore.

Kjo ngjarje ndonëse është parashikuar të jetë gjysmë-ditore gjykojmë se do t’ju ofrojë një mundësi pjesëmarrësve të shumtë nga mbarë kontinenti Europian për t’u lidhur me kolegët e tyre, do të dëgjoni nga ekspertët e industrisë në seancat e lidershipit të mendimit dhe do të mësoni më shumë rreth Platformës së Qeverisjes Moderne të Diligent. Me këtë qëllim dhe shumë më tepër, ngjarja e nesërme virtuale është krijuar për të ngritur praktikat e qeverisjes në të gjithë organizatën tuaj.

Për sa i përket përfitimeve të Shqipërisë nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në profesionet ligjore zoti Frashëri, u shpreh se ?ne kemi punuar shumë jo vetëm per rritjen e standardeve profesionale, por edhe për konsolidimin e rolit të avokatit përmes studios ligjore ?Frashëri Law Firm?, kjo falë edhe kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.

Frashëri Law Firm është firma e parë dhe e vetme në Shqipëri që ka ekskluzivitetin e përdorimit të Platformës së Inteligjencës Artificiale (AI) në Profesionin e Avokatit, duke treguar ndaj klientit Kujdesin e duhur (Due Diligence) përmes depërtimit të thellë në dokumentet, uljes së kohës dhe shpenzimeve. Kjo arritje profesionale na bën shumë të lumtur. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për Firmën Ligjore Frashëri, por edhe përfituese për Shqipërinë. Ndaj ne do të vijojmë të investojmë në këtë fushë?.

Tashmë është fakt që Firma Ligjore Frashëri prej vitit 2004, ka mbështetur në shërbimet e saj ligjore jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj dhe disa kompani biznesi VIP. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës së kësaj studioje ligjore që bëjnë diferencën, duke u identifikuar çdo ditë si një firmë ligjore ndërkombëtare./CNA.al

17:56 Opinione

Për kopjacet e QSHA

Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...

07:11 Opinione

Mbi rolin e Soros

Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...

Lajmet e fundit nga