LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund t’ia prishim “magjinë” politikës dhe shoqërisë tonë?

15 Qershor 2021, 12:27, Opinione CNA
Si mund t’ia prishim “magjinë” politikës dhe

Nga Mentor Kikia

Prej 30 vjetësh ne kemi dështuar të bëj një një proces zgjedhor të pa kontestueshëm dhe të pa akuzuar për pazare votash.

Partitë në vetvete janë drejtuar absolutisht në mënyrë autoritariste, dhe ekspertimenti i fundit që bëri PD për të instaluar një farë demokracie, dështoi. Pasi të gjithë ata që hynë në garë, vec atij që fitoi, e akuzuan atë për maskaradë, më shumë se sa vetë zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk mendoj se është cështje Berishe apo Bashe, nga njëra anë, dhe cështje Rame dhe të tjerë nga ana tjetër. Mendoj se është vakumi i madh në traditën tonë për të bërë demokraci. Ne ndjehemi më mirë me komandantë se me udhëheqës, ndjehemi më qetë me sundues se sa me drejtues, në cfarëdo lloj sfere. Në vend të funksionimit të ligjit, shumë njerëz duket se preferojnë ?dorën e fortë? dhe ende sot gjen me shumicë njerëz që thonë: ?A të ngrihet dhe njëherë ai, pa e shikojnë këta?. E kanë fjalën për Enver Hoxhën.

Ndërsa lexoja një libër mbi ndrysimet mes Perëndimit dhe Lindjes, më mbeti në mendje ditari i një ambasadori të Perandorisë Osmane ne Vjenë, diku nga vitet 1800. ?Këtu, nëpunësit i zgjedhin sipas aftësive- shkruante ai- ndryshe nga ne, që vendosim tarafet tona?.

Ndoshta na është ?thartuar? ndër shekuj ?bashkëjetese? geni i pastër arbëror. Por nëse ne nuk do të evoluojmë drejt një kulture të vërtetë demokratike, rrezikojmë të mbetemi vetëm një lagje e zhurmshme e rajonit. Padyshim, pa na munguar asnjëherë krenaria për lavdinë që asnjëherë se patëm.

Meqë në këtë vend nuk ka një klasë intelektuale që të shërbejë si udhërrëfyese për shoqërinë, ndoshta dikush mund të bëjë ndonjë përpjekje për të ndryshuar rrjedhën tone, në këto vendet e shenjta. Ndoshta kemi ndonjë magji që zgjat me shekuj.

17:56 Opinione

Për kopjacet e QSHA

Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...

07:11 Opinione

Mbi rolin e Soros

Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...

Lajmet e fundit nga