LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Anila Prifti/ Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës

27 Qershor 2021, 12:44, Opinione CNA
Nga Anila Prifti/ Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës

Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës; viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë! Myzerin Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim!

Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestare në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve. Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.

Për Myzerinin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve. Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua.

As i njohu, por nxitoi ty tregonte të ?vetëve?: Po vijnë njerëz! Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Myzerini pranë ?të vetëve? për një të ardhme. Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë njeri tjetrit po luftonin njeri-tjetrin.

Myzerini ishte aty, nuk fliste! S?duhej shumë kohë, armët krisën. Myzerini duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur. Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës!

Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të vdekjes, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?/ CNA.al

17:56 Opinione

Për kopjacet e QSHA

Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...

Lajmet e fundit nga