LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koka” e korrupsionit, 430 milionë eurosh/ Si po tenton Basha, të hedhë mjegull mbi aferën e inceneratorëve

20 Shkurt 2022, 08:37, Politikë CNA
“Koka” e korrupsionit, 430 milionë eurosh/ Si po tenton Basha,

Aferën e inceneratorëve,  Lulzim Basha po përpiqet ta shesë si denoncimin të tij apo të Partisë Demokratike.

Të Partisë Demokratike, të logos që ai mban, pasi demokratët janë distancuar prej kohësh nga ai, që në momentin që votuan për shkarkimin e tij.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, PD, ka rikthyer në vëmendje, Komisionin hetimor për inceneratorët, duke trumbetuar se faktet kanë dalë në dritë falë denoncimit të PD.

?Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama.

Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë?, thuhet në deklaratën e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga