LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat, apartamentet dhe diamantet?

21 Qershor 2022, 09:47, Vetingu CNA
Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat,
Lulzim Basha, deputet i PD-së

Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Dorëheqja e tij, pas një serie dështimesh dhe humbjesh. Për tetë vite Lulzim Basha e la PD-në në opozitë të braktisur mes katër rrugëve.

Në politikë, Basha përveçse për dështimet do të mbahet mend edhe për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama, për djegien e mandateve apo edhe për dhurimin e pushtetit vendor Ramës.

Në aspektin e politikanit, Basha është kornizuar si më i dështuari në këto mbi 30 vite demokraci.

Ndërsa në aspektin e pasurisë, Lulzim Basha kryeson dhe bindshëm madje.

Por, ajo që bie në sy në deklarimet pranë ILDKPKI-së është se Basha nuk shkruan gjëkundi për patundshmëritë që disponon.

Nga një vëzhgim i CNA.al vërehet se deri në 2009-ën deklaron patundshmëri, më pas vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Në vitin 2021, në deklaratën fillestare, pas zgjedhjeve vendore Basha deklaron vetëm të ardhurat nga paga si kryetar i PD-së nga 1 janari 2021 deri në shtator 2021 në shumën 1 009 140 lekë.

Gjithashtu deklaron dhe të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonit nga PD në shumën 126 400 lekë.

Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat,

Patundshmëritë që i ka deklaruar më herët apo llogaritë bankare nuk ekzistojnë më, a thua se Lulzim Basha jeton në çadër.

Pasuria që Basha nuk e deklaron më

Në deklarimin fillestar në vitin 2005, Basha deklaron se vetëm një pikturë i kushton 6 500 euro, dy ora dore i kushtojnë 5 200 euro dhe 4 500 euro, një  unazë diamanti 11 500 euro si dhe një servis porcelani 6 800 euro.

Ndërsa makina që ka deklaruar po në të njëjtin vit i ka kushtuar 72 000 euro.

Gjithashtu në 2005-ën ai deklaron një shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000, tri apartamente në Tiranë, që kushtojnë 205 000 dollarë, 17 500 lekë, 62 000 dollarë, një apartament në Durrës që kushton 33 000 euro.

Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat,

Në vitin 2007, banesën në Holandë ai e ka shitur për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.

Në vitin 2008 ai ka blerë një apartament në Qerret ku ka paguar vetëm një pjesë që ka shifrën 40 000 euro.

Në vitin 2012, bashkëshortja e tij Aurela Basha, ka shitur një apartament në Tiranë, ku zotëronte 25%, me vlerë 10 450 000 lekë.

Ndërsa në deklaratën e tij të pasurisë së vitit 2014, Basha thotë se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.

Në total, pasuria e Bashës në vitin 2014 shkonte në 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetër në muaj.

Më pas, në 2015 Basha është larguar nga detyra dhe më tej në vitin 2017 kur është kthyer në Kuvend, nuk ka lëvizje të pasurisë.

Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat,

Kujtojmë se në vitin 2015, kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri sipas tij ishte vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj, por kjo deklaratë bie poshtë.

Ndërkohë, posedonte vilë në Holandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë dhe me plot pasuri të tjera të patundshme.

Basha fsheh pasuritë mbi 1 milionë euro/ Ku i zhduku vilat,

Në vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, Basha ka deklaruar një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.

Ndërkohë që për të 2018-ta ka qenë një vit me të ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018-ën nga puna. Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EWCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave.

Edhe në vitin 2019 nuk ka transksaksione pasurie, përveç se të ardhurat që ka marrë si deputet para se ta braktiste Kuvendin.

Basha asnjëherë, që nga momenti që është përfshirë në politikë dhe deri më tani, nuk ka hedhur dritë mbi krijimin e pasurisë së tij.  Është mjaftuar me deklaratën se e ka bërë pasurinë para të futej në politikë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga