LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha bën "vrasje" me paramendim

31 Mars 2021, 12:20, Politikë CNA
Lulzim Basha bën "vrasje" me paramendim

Më fillimin e fushatës elektorale, Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka zgjedhur që takimet e tij t?i ketë masive, pra t?i mbledhë demokratët, tufa tufa edhe pse jemi në një situatë pandemie, situatë alarmi ku mbi 2200 qytetarë kanë humbur jetën.

Disa qindra mijë të tjerë janë infektuar dhe kanë kaluar vuajtje dhe kosto ekonomike për një vit të gjatë, thuajse tragjik. Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë show dhe të thotë se respekton ligjet, por fajin e ka Edi Rama se ai mikpritet e Luli ka kaq shumë njerëz nga pas, ndërsa kryeministri i ka humbur zgjedhjet dhe tani po bëhet nervoz. Këto janë retorika të fëlliqura politike, janë akuza, kundërakuza të gjitha mbi kurrizin e shqiptarëve. Lulzim Basha po sillet si një njeri i papërgjegjshëm, po sillet si një vrasës i cili kryen një krim me paramendim.

Në Fier, një ditë më parë kishte njoftuar të gjitha strukturat, çdo seksion dhe grupseksion për të dalë me makina dhe flamuj. Dega e PD kishte shpërndarë flamujt dhe Lulzim Bashën e pritën disa dhjetra makina. Kështu ndodhi sot në Korçë. Dje kandidati për deputet dhe drejtuesit e degës lokale në Maliq dhe në Korçë kanë njoftuar çdo seksion, grupseksion dhe strukturë drejtuese duke iu dhënë dhe flamuj, diku dhe duke shpërndarë tollona karburanti për të dalë për të mirëpritur Lulzim Bashën.

Pra ajo që Basha jep si justifikim se mbledhja e njerëzve është mikpritje ndaj tij, në fakt është organizimi i strukturave të PD.

Partia Demokratike në ditën më të zezë të saj që është e Lulzim Bashës në vitin 2017, ka jo pak, por 450 mijë vota. Pra në pronësi demokratët mund të kenë disa qindra mijëra makina. 100 apo 200 mijë mjete të cilët Lulzim Basha mund të dalë dhe t?i mbledhë në mënyrë të çmendur siç i mblodhi atje në sheshin ?Nënë Tereza? apo siç i mblodhi sot në Korçë. Sepse që ka demokratë në Korçë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Durrës e kudo, kjo nuk ka diskutim. Që ka njerëz që janë pjesë e strukturave të PD edhe kjo nuk ka diskutim, por e vetmja gjë që është e tmerrshme e të ngjall frikë e panik, është se si kryetari i kësaj partie, i kësaj strukture mbledh militantët e vet në kohë pandemie duke shpërndarë virusin në mënyrë të frikshme.

Është e turpshme ajo që bën Lulzim Basha për të treguar se po fiton dhe ka më shumë mbështetje se Edi Rama, po vret demokratët me paramendim.

Po i vret me dorën e tij, se mjafton të jetë një qytetar e nje tjetër e një tjetër atje në ato turma që bërtasin, ngrenë zërin, dhe shpërndahen stërkalat. Njerëz që qendrojnë afër, që rritet densiteti i shpërndarjes së virusit dhe pas disa ditësh apo javësh të kemi dhjetra të rinj të sëmurë, një shtim të numrit të të prekurve, por ndoshta në mënyrë tragjike do të kemi edhe viktima, njerëz që kanë humbur jetën nga COvid.

Këta nuk kanë rëndësi për Lulzim Bashën, janë apo s? janë demokratë, mjafton që ai të bëhet kryeministër. Ndërsa ata do të jenë thjesht një numër për njeriun që pretendon të bëhet kryeministër.

Mjafton që ai të marrë karrigen, pa se po vdes një demokrat apo pesë apo 10 në mitingjet e Lulit kjo s? ka rëndësi as për grupet e propagandës dhe as për vetë Lulzim Bashën i cili ka shansin e tij të fundit në jetë, të bëhet kryeministër pasi të vdesë kush të mundet dhe si të mundet. Prandaj bën të tilla çmendurira duke mbledhur njerëzit në turma dhe duke bërë mitingje në kohë pandemie, çka tregon papërgjegjshmërinë e frikshme të një njeriu i cili mund të quhet një vrasës me paramendimi i demokratëve.

Aq shumë i do demokratët Lulzim Basha sa nuk i kursen, është gati t?i sëmurë me Covid, t?i vdesë, mjafton që ai të fitojë. Në fakt kjo nuk duket të jetë dashuri, por urrejtje ndaj demokratëve, pasioni i çmendur i Lulzim Bashës për karrigen dhe për pushtetin.

Veprimi i Bashës në Fier në Korçë apo edhe në mitingun në Tiranë, është një këmbanë alarmi jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët, përfshi këtu edhe qeverinë e institucionet shtetërore të cilat duhet të ndërhyjnë, përfshi edhe ndërkombëtarët në rast se është e nevojshme që të ndalet marrëzia e një njeriu që në marrëzinë e tij për të marrë një karrige, po shpërndan në kohë pandemie në mënyrë të frikshme virusin e padukshëm me tubimet e tij, duke rrezikuar jetët e militantëve dhe demokratëve e deri duke mos kursyer dhe vdekjen. Mjafton vetëm që Luli të vijë në pushte.

E kush është ndryshimi i një vrasësi me paramendim me veprimet që bën Luli duke njoftuar çdo demokrat që të dale ta presë me makina, tufa tufa e turma turma, a thua se halli më i madh sot është karrigia e Lulit.

Së pari për cdo njeri është shëndeti, pastaj vijnë të tjerat. Për këtë Lulzim Basha nuk do t?ia dijë, për të është karrgia. Shëndeti i demokratëve nuk ka vlerë, le të vdesin ata, vetëm të fitojë Luli./CNA.al

Lajmet e fundit nga