LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del rezultati/ Ja me sa vota u shkarkuar Lulzim Basha

11 Dhjetor 2021, 17:05, Politikë CNA
Del rezultati/ Ja me sa vota u shkarkuar Lulzim Basha

Lulzim Basha është shkarkuar nga kryetar i PD me 4446  vota pro të delegatëve, kundër 36 dhe 9 e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.

Në Kuvendin Kombëtar morën pjesë 4934 delegatë, të cilët përveç se miratuan një sërë ndryshimesh në statut, iu drejtuan kutisë së votimit ku shprehën vullnetin e tyre për largimin e Bashës nga PD. Në votim morën pjesë 4491 delegatë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në ?Air Albania? kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga