EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha po përpiqet që të shesë një ?Opozitë të bashkuar?, një front kundër Ramës, duke shpallur ofertë të tyre si kandidat për kryeministër, Lulzim Bashën.
Këtë pak a shumë e konfirmoi kreytarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dje. Po ashtu e kanë konfirmuar edhe shumë zëra nga partitë aleate.
Është normale, që në një situatë të caktuar politike, opozita do të dalë me një kandidat për kryeministër, i cili të jetë oferta e asaj që pretendohet të sjellë fitoren.
Në fakt Lulzim Basha nuk duket të jetë oferta më e mirë dhe nuk është ai që do të sjellë fitore.
Kjo për faktin se kemi përballë një opozitë të përçarë, të copëtuar, dhe një bashkim mekanik i bërë me ?forcë?, jo me parime dhe vlera.
Askush nuk mund të shpjegojë sesi qëndron në opozitë greku Dule me çamin Idrizi, kur i pari iku nga qeveria me Ramën, sepse shkuan çamët. Pra, në qeveri nuk mund të rrinë dhe në opozitë mund të rrinë.
Tani ose i ka përzënë Edi Rama dhe i ka dërguar te Luli, ose ?dashuria? greku-çame ka lindur në gjirin e opozitës.
Por, kjo është shumë pak, për të thënë vendin ku bashkohen të majtë dhe të djathtë. E majtë ekstreme me simbole komuniste si LSI, me të djathtët e LZHK-së, apo Agrarët e Agron Dukës dhe ish-pronarët e Fatmir Mediut.
Por, përtej kësaj ky bashkim mekanik na tregon se skena politike përpiqet të bëjë gjithçka për të ardhur në pushtet. Të gjejë rrugën e saj. Dhe të gjithë këto mbledhje apo bashkime, Lulzim Basha i ka bërë me qëllimin e vetëm, që nesër të vijë në pushtet si kryeministër.
Faktorët e tjerë politikë 
Por, përtej asaj që ai e quan opozitë të bashkuar ka edhe faktorë të tjerë politikë. Janë disa aktorë të vjetër apo të rinj, të cilët duket se Lulzim Basha i ka hall dhe problem të madh, të cilët i sulmon ditë pas dite.
Këtu mund të përmendim Topallin, Patozin, Imamin, Boden e të tjerë, që në rast se Lulzim Basha, sa ka sulmuar këta të kishte sulmuar Edi Ramën, ndryshe do t?I kishte pasur punët në marrëdheniet me opinionin public dhe me shqiptarët. Dhe opozita do të ishte edhe më e besueshme.
Më tej, Lulzim Basha na tregon me fakte konkrete se opozita nuk është vetëm ai, edhe pse shpreson të jetë oferta e vetme.
Ai është thjeshtë dhe vetëm simboli i opozitës së përçarë. Pasi në oponencë po del edhe Nisma Thurje, e cila pritet të kthehet në parti së bashku me Rudina Hajdarin dhe disa personazhe të tjera të parlamenti actual shqiptar të cilët nuk pranuan të digjnin mandatet apo hynë në parlament duke marrë mandatet, dhe duke mos respketuar rreshtin e vendosur nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.
Bindja Demokratike, dje nëpërmjet koordinatorit Astrit Patozi theksoi se do jetë në zgjedhje, por jo afër Ilir Metës, i cili në fakt është edhe njeriu që ka më shumë probleme. Forcat që mund të jenë numri tre apo katër i politikës, sepse i heqin atij mundësinë për të qënë një ?mbret? që bën qeverinë.
Përtej patozit, dje deklaroi edhe Topalli, se do jetë në politikë, jo me një parti të re, por që nuk do të bashkohet me PD-në, për sa kohë kryetar i saj të jetë Lulzim Basha.
Janë dhjetëra faktorë.
Pra jo vetëm ?qejfmbeturit? e Lulit, si ajo e deklaruar së fundi.
Po ashtu një tjetër parti është deklaruar nga Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerë të parlamentit, gati 11 deputetë.
Kështu që Lulzim Basha nuk është simboli i opozitës së bashkuar, por është simboli i opozitës së përçarë, dhe jo oferta e vetme.
Oferta e vetme do të ishte nëse të gjithë bashkë, pra faktorët që përmendëm më sipër, të gjithë faktorët politikë që nuk iu bashkuan veprimeve qesharake dhe krejtësisht të pamoralshme të Besnik Mustafait dhe Genc Rulit, të cilët u kthyen në vasalë të pështirë të Lulzim Bashës.
Të jesh oferta e vetme e opozitës do të thotë të kesh një opozitë të bashkuar dhe të gjithë faktorët ti bësh bashkë.
Por, Lulzim Basha nuk është i tillë, dhe si pasojë nuk është oferta e vetme.
Lulzim Basha nuk ka një opozitë të bashkuar, pasi qëllimin e tij ka të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së dhe të vijë në pushtet si një alternativë me variantin ?e keqja më e vogël?.
Në fakt shqiptarëve nuk iu duhet as e keqja më e madhe, as e keqja më e vogël. Shqiptarët duhet të largojnë tre të këqia, që janë pjesë e sistemi 30-vjeçar politik. Rilindjen e Edi Ramës, Republikën e Re të Lulzim Bashës dhe bandën e LSI-së të Ilir Metës dhe familjes së tij.
Vetëm kjo do të ishte zgjidhje. Largimi i të treve. Por, për të theksuar rolin e opozitës, Lulzim Basha është thelbi i problemit. Është simboli i përçarjes së saj, është njeriu që do firmosë dhe të vulosë humbjen, megjithëse mund të mos e pranojë atë./ CNA.al
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur sot për zgje...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka k...
Alket Hyseni dhe Adnor Shameti janë dy të dërguarit e tjerë ...
Pas hapjes së garës për 60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të He...
Kryetari i Partisë Republikane, aleati i Lulzim Bashës, Fatm...
Pas deklaratës së bërë një ditë më parë, nga ish-kryetarja e...
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar përmes një pos...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Dekreti i presidentit Ilir Meta për ligjin për shtetësinë ës...
Pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me krerët e qa...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri paradën e modës në...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesi...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka akuzuar krye...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës...
“Edhe sikur votat të numërohen në Surrel, kjo qeveri është e...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka akuzuar Lulzim Ba...
Analisti Mustafa Nano ka kritikuar mbrëmjen e sotme ashtu si...
Analisti Mustafa Nano, ka habitur mbrëmjen e sotme me një de...
“154 milionë euro janë gjobat që mori Shqipëria nga Arbitraz...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një dek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...